Çfarë mund të bënim me 1.7 miliardë euro?!

0
84

 

Kishim mbaruar rrugën e Arbrit 10 herë nga e para, me 6 korsi dhe supermoderne.
Kishim ndërtuar 60 spitale ultramoderne me të gjitha pajisjet e nevojshme.
Kishim ndërtuar 3500 shkolla me laboratore moderne.
Kishin ndërtuar 1700 konvikte të rehatshme për studentët.
Kishim dhënë 17 herë rritje pagash dhe pensionesh si ajo e vitit 2018 që mos ti shkonte mendja kujt më për Gjermaninë.
Kishim hapur 170 mijë vende permanente pune.
Kishim ndërtuar 70mijë apartamente për të pastrehët.
Kishim rritur 400 herë ndihmën ekonomike për familjet në nevojë.

Çfarë bëmë realisht me 1.7 miliard euro?!

I blemë yahte lluksoze të paktën 10 “biznesmenëve” pranë qeverisë.
Mbushëm mirë e mirë llogaritë ofshore të disa politikanëve.
Shkolluam kalamajtë e kastës në shkollat më të mira të botës.
Kuruam në spitalet më të shtrenjta prindërit e kastës.
Ndërtuam vila moderne në bregdetet e Europës apo vendeve tropikale për disa nga anëtarët e kastës.
Ofruam shërbime seksuale të klasit të parë për disa nga më të shkëlqyerit e kastës teksa ua mbushëm hundët me mall cilësor.
Plotësoje listën…

Fotografia e Nisma #Thurje
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here