Arrestohet në SHBA i riu shqiptar, kërkonte t’i bashkohej ISIS dhe të kryente sulme…

0
105

Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia në SHBA, pasi në bazë të përgjimeve rezultonte se kërkonte të bashkohej me ISIS.

Sikurse raporton NBC News, i riu Fabjan Alameti 21 vjeç kërkonte që të kryente sulme në mënyrë rastësore dhe të hakmerrej ndaj masakrës në Zelandën e Re, ku humbën jetën 49 persona.

Gjatë kontrollit që i është bërë Almetit në momentin e arrestimit i është sekuestruar nën cilësinë e provës materiale një armë zjarri pa leje.

Ishte gjyqtari Jeremiah Lynch që urdhëroi burgosjen e tij, ndërsa pritet që hetimet të vijojnë për zbardhjen e plotë të planit që kishte ndërmend i riu.

Agjenti i FBI Mattheu Duermeier, i cili kishte ndjekur nga afër rastin e shqiptarit, tha përpara gjykatës se Alameti ka postuar në “Facebook” komente pro ISIS.

Gjithashtu agjenti shpjegoi komplotin e Alametit për të sulmuar godinat administrativo-ushtarake në SHBA.

“Gjatë janarit të kaluar Fabian Alameti foli me një informator për luftërat, që kishte bërë me një organizatë terroriste në Irak dhe Siri. Ai përmendi dhe një komplot për të sulmuar bazat e ushtrisë, ndërtesat qeveritare, klubet e gay-ve, etj”.

Këto deklarata u përgënjeshtruan nga Alameti, pasi ai deklaroi se nuk do të sulmonte kurrë qeverinë që i kishte siguruar vizën.

Duermeier tha se:

“Alameti i tha informatorit se ai u largua nga shtëpia e tij në Bronx, te Bozeman muajin e kaluar sepse ai e urrente jetën në New York. Gjithashtu se kishte çështje familjare dhe një intervistë pune në Montana, ku ishte më e lehtë për të blerë një armë.”

Alameti udhëtoi në Montana me autobus më 15 mars, kur një person i armatosur hapi zjarr në një xhami të Christchurch dhe la të vdekur 49 vetë.

Sipas Duermeier, Alameti i kërkoi informatorit federal që t’i dërgonte atij një video të të shtënave, sepse kjo do ta ushqente atë.

Unë do të sulmoj njerëz të rastit për t’u hakmarrë për gjakun“,- i tha Alameti informatorit, sipas Duermeier.

Të mërkurën Alameti mori me qera për 35 dollarë një pushkë M1A dhe u arrestua pasi ishte nën efektin e mariujanës kur posedonte armën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here