Nderimi në Kuvend i viktimave të 2 prillit, mbesa e Nazmi Kryeziut: Kur dëgjova vrasësit ti nderojnë, u ndjeva

0
116

Mbesa e dëshmorit të 2 prillit, Nazmi Kryeziut, ish-deputetja e PD, Izmira Ulqinaku ka reaguar pas ftesës që Rudina Hajdari i bëri maxhorancës në Parlament, për nderuar me një minutë heshtje, 4 dëshmorët e demokracisë.

Në një reagim në Facebook, Izmira Ulqinaku ka thënë se paqen e dëshmorëve të votës së lirë e prish ekzistenca e Gramoz Ruçit.

“U ndjeva e tradhëtuar sot, kur dëgjova se vrasësit e Dëshmorëve të 2 Prillit ishin ftuar t’i nderojnë ata me 1 minutë heshtje në Parlament!

Një teatër mjeran që uron për paqen e shpirtrave të Dëshmorëve të Demokracisë nga Parlamenti i diktuar prej votës së blerë nga krimi i organizuar dhe bandat e pushtetit.

Paqen e dëshmorëve të votës së lirë e prish ekzistenca Gramoz Ruçi, ekzistenca e partisë së Sigurimit të Shtetit e Byrosë Politike, që sërish sot ka shkelur mbi votën e lirë, e mbi gjakun e atyre shpirtrave që s’po i lini të prehen në paqe!

Gramoz Ruçi dhe Edi Rama! Shpirtat e tyre do të paqtohen ditën kur ju të ndëshkoheni nga vota e lirë! Dhe ajo ditë po afron!”, shkruan Ulqinaku.

Ulqinaku1

Ulqinaku

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here