28 vite nga masakra e 2 prillit. Tre ditë më parë u vra në Shkoder kryetari i shoqatës…

0
163

28 vite nga masakra e dy prillit 1991 në Shkodër është përkujtuar me një tjetër mungesë.

Të pranishmit në ceremoninë përkujtimore të masakrës së 2 prillit 1991 në Shkodër, vendosën lule në memorialin për nder të 4 dëshmorëve, ndërsa kësaj ceremonie i mungoi kryetari i shoqatës “2 Prilli”.

Brahim Bilali, një figurë e njohur në Shkodër, ish-kampion hipizmi, u nda nga jeta më 30 mars të këtij viti, tre ditë para kësaj ceremonie në të cilën do të nderonte dëshmorët, Ai u vra në një atentat teksa doli nga banesa në lagjen Kiras ku mbeti i vdekur bashkë me vëllain e tij Astrit Bilali.

Brahim Bilali ishte themelues i shoqatës 2 prilli. Ai u ekzekutua bashkë me të vëllain e tij, Astrit Bilali në Shkodër në lagjen Kiras, ndërkohë që ngjarja dyshohet se lidhet me hakmarrjen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here