Kryemadhi me gjimnazistët: Dështimi më i madh i kësaj Qeverie, lënia pas dore e rinisë

0
132

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar takim me gjimnazistët nga shkollat ‘Qemal Stafa’ dhe ‘Sinan Tafaj’. ‘Largimi i tyre nga vendi, vrasja e shpresës dhe ëndrrave të tyre është plaga më e madhe që politika e mbrapshtë i ka shkaktuar Shqipërisë, shkruan Kryemadhi në rrjetin social facebook.

Statusi:

Sot u takova me një grup gjimnazistësh nga shkollat ‘Qemal Stafa’ dhe ‘Sinan Tafaj’. E jashtëzakonshme energjia e tyre pozitive dhe dëshira për ta parë Shqipërinë si shtëpinë tonë të përbashkët.
Dështimi më i madh i kësaj qeverie është lënia e rinisë pas dore. Largimi i tyre nga vendi, vrasja e shpresës dhe ëndrrave të tyre është plaga më e madhe që politika e mbrapshtë i ka shkaktuar Shqipërisë.
Rinia është themeli i programit të LSI. Ne nuk do t’i zhgënjejmë të rinjtë.
LSI do të dyfishojë buxhetin për arsimin.
Një rini e mirëarsimuar dhe punësimi i saj është garancia e vetme për një Shqipëri që nuk plaket!
Ne duhet ta bëjmë Shqipërinë shtëpi për rininë tonë. ???

 

Fotografia e Monika Kryemadhi

Fotografia e Monika Kryemadhi

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here