Voltana Ademi: Shkodra është lënë në mëshirën e larjes së hesapeve dhe të krimit

0
129

Autorët e krimit dyshohet se kanë qënë të maskuar. Ata  lëviznin me një automjet tip Benz që u gjet i djegur disa metra larg vendit të ngjarjes, ne zonën e Livadheve.

Kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka reaguar lidhur me vrasjen e dyfishtë të ndodhur sot në Shkodër. Mëngjesin e së shtunës, 30 mars 2019, në banesën e tyre u ekzekutuan me armë zjarri dy vellezërit Astrit dhe Brahim Bilali, përkatësisht 59 dhe 61 vjeç.

“Sot është e shtunë dhe jemi zgjuar me një ngjarje shumë të rëndë. Kjo është shqetësuese. Mendoj se kjo duhet të tmerrojë  së pari kryeministrin dhe pastaj zv.kryeministrin dhe gjithë qeverinë. Por me sa duket ka tmerruar vetëm qytetarët e Shkodrës.  Qytetarët e Shkodrës kërkojnë nga shteti që ta marrë situatën në dorë dhe ta çojë deri në fund . Shkodra është lënë në mëshirën e larjes së hesapeve dhe të krimit” deklaroi Voltana Ademi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here