Sulme banale e akuza te Veliajt ndaj regjisorit

0
127

Kryebashiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka shpërthyer në akuza ndaj regjisorit Kastriot Cipi, pasi ky i fundit shprehu bindjen se shembja e Teatrit Kombëtar është e gabuar. I ftuar në emisionin “Opinion”, pasi dëgjoi një video, ku Kastriot Çipi u shpreh kundra shembjes së Teatrit, Veliaj tha: Ka “qenë drejtor i PD, vodhi lekët e filmit që se beri kurrë. Nëse i pandehuri ka prova duhet të shkojë në gjykatë. Të ketë parasysh se te ajo gjykatë sa është dënuar dhe duhet të kthejë 8 mln lekë”.

Në një tjetër video që iu paraqit Veliajt, Cipi shprehej se kryebashkiaku “tha gafa prej injoranti e provinciali”, teksa shprehej se deklaronte se duhej një ligj urgjent për shembjen e teatrit. “Ku është urgjenca me të cilën doli të miratonte patjetër ligjin”, pyeti regjisori në videon e transmetuar në emision. Në vend ti përgjigjej pyetjes, Veliaj ‘shpërtheu’ në akuza: “Pavarësisht se është delinkuent duhet respektuar për pyetjen. Në momentin që ka do ktheje 8 mln lekë… nëse të gjithë ata që kanë vjedhur do kthejnë lekët, Shqipëria do ishte më e mirë”. Më tej, kryebashkiaku e quajti regjisorin “hajdut filmash”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here