Nuk ndalet betonizimi! I erdhi radha për tu prishur restorantit ‘Ujvara’ ja nga çfarë do të ‘zëvendësohet’

0
90

Premtimi i kryebashkiakut Veliaj për zero ndërtime në Tiranë, nuk ishte gjë tjetër veçse një premtim elektoral. Ndërtimi i  kullave të larta dhe pallateve vijon me hapa galopant, as sa një raport i Instat, konkludonte se bashkia jepte një leje në ditë.

Radha për t’u prishur i ka ardhur restorantit ‘Ujvara’, mjaft i njohur për banorët e Tiranës, që do të ‘zëvendësohet’ me në pallat 10-katësh. Denoncimi është bërë nga ‘Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit’, që akuzon Veliajn se po betonizon çdo hapësirë të mundshme.

“Prapa stadiumit ‘Selman Stermasi’, një godinë një katëshe, e njohur si Restorant Ujvara për shumë vite, është rrethuar me kangjella. Një pallat mbi 10 kate pritet të ndërtohet edhe këtu. E gjithë zona dikur e sistemuar me pallate të rregullta 4-5 katëshe, me hapësire publike para dhe pas, është shkatërruar tërësisht”, përfundon denoncimi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here