Dy përgjime të reja për dosjen e Agron Xhafajt. Ja si është kurdisur dëshmitari i rremë për të shkatërruar…

0
108

Partia Demokratike ka publikuar sot dy përgjime të reja mbi çështjen e Agron Xhafajt në trafikun e drogës, në të cilat sot del emri i Shefit të Madhe, Fatmir Xhafajt. Përgjimet zbardhin më tej se si është kurdisur dëshmitari i rremë për të shkatërruar provat e Xhafajt në trafikun e drogës.

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji , publikoi videon para mediave që provon se prokuroria nuk i ka zbardhur qëlimisht përgjimet zyrtare. Aty kuptohet se ai që e ka deleguar “qepjen” e  kësaj afere, është Shefi i Madh, Fatmir Xhafaj.

Në video dëgjohet sesi dëshmitari i rremë Fredi Alizti i kërkon Drejtori të Policisë së Fierit që të takohet me “Shefin e Madh”.

Sesi Drejtori i Policisë së Fierit, Nushi,i justifikohet duke i thënë se “Shefi i Madh” është jashtë.

Shefi i Madh nuk është tjetërkush përveçse Fatmir Xhafaj, i cili atë ditë kur është bërë përgjimi, Xhafaj ndodhej në Kroaci, për vizitë zyrtare. Pra, Drejtori i Policisë në atë rast nuk e ka gënjyer dëshmitarin e rremë.

Ervin Salianji deklaroi se çështja do të depozitohet në Prokurori dhe koha kur Edi Rama do të përballet me drejtësinë është e afërt.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here