Drogë apo trokë?

0
377

Artur Çani emisionin e tij “Ajzberg” këtë javë ia kushtoi një paradoksi të dhimbshëm të qeverisjes shqiptare.

Drogë apo trokë, pyeste ai dhe thelbi ishte që kanabizimit të vendit nuk iu bë luftë për ta shfarosur,por iu bë spektakël për sytë e ndérkombëtarëve.

U arrestuan mbi 3000 fukarenj për gjashtë vjet,u rasën burgjeve ata që e vadisnin bimën për ca para të ushqenin kalamajtë dhe me prova, pa prova u quajtën anëtarë të grupeve të strukturuara kriminale që shpérndajnë drogë mbarë globit.

Me pamje rrënqethëse të fukarallëkut u shoqërua ky emision  investgativ në Vlorë e Elbasan tek shtëpitë e rrënuara të Eskobarëve shqiptarë. Mjerim dhe varfëri e tejskajshme dhe burrat e këtyre familjeve në vend t’u ndodhen pranë fëmijëve të paushqyer e pa shkollë vuajnë dënimet e gjykatave që me sy mbyllur duan të plotësojnë detyrën e qeverisë se në Shqiperi ligji i godet trafikantët.

Ndërkohë në burg asnjë organizator i trafikut,asnjë pronar i hashashit,asnjë bos i drogës. E në paradoks u dha ne ekran një fjalë e kryeministrit Rama se qeveria e tij kishte asgjësuar 99,6% të parcelave. Një rrenë që e bën me turp vetë gënjeshtrën.

Emisioni “Ajzberg” e zbuloi krejt ajzbergun e vendimeve gjyqësore. Me fakte tregoi se një fukara plaset në burg edhe pa prova,ndérsa ministri Tahiri,që në se nuk e mbolli dhe e shiti vetë,ka faj sa një mal se kur qe ai minister vendi u kanabizua cep më cep. Gjykata për të sorrollatet,i ka sytë nga urdhrat e qeverisë dhe ende nuk ka marrë një vendim edhe pas disa vjetësh hetime.

Idea e ajzbergut ishte e qartë dhe e provuar. Në Shqipéri deri tani u mboll krejt vendi me drogë,u mblodhën miliarda nga trafiku,ama burgun e bëri punëtori që e ujiste bimën. Bosët rrinë pranë qeverisë,numërojnë e ndajnë fitimet. Bëjnë plane për krimet e nesërme…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here