Çfarë ka në telefonin e avokatit?!!! Detaje të sakta nga ata që e kërcënonin….

0
107

Ekzekutimi i Gurrës sipas grupit hetimor ka lidhje direkte me detyrën e tij si avokat. Prej vitesh ai ka qenë mbrojtës në disa çështje mjaft të njohura si procesi që u zhvillua në Gjykatën e Lartë për “Hakmarrjen për Drejtësi”, avokat i Emiljano Shullazit, apo edhe fisit Çapja në Elbasan. Pikërisht në aktivitetin profesional të 50-vjeçarit është fokusuar puna hetimore dhe kryesisht në përplasjeve mes grupeve kriminale ne Elbasan.

Sipas gazetares Klodiana Lala, përpara një viti e gjysmë avokati Gurra i ka shprehur një shqetësim një zyrtari të lartë të policisë. Po ashtu ajo ka thënë se 50-vjeçari ka dhe nje celular, ku sipas saj ka shkruar të gjitha kërcënimet tha ajo në “Opinion”.

Klodiana Lala: Avokati para një vitit e gjysmë ka shprehur një shqetësim pranë nj zyrtari të lartë të policisë së Elbasanit, por e ka lënë në kuadrin miqësor. Ata që kanë patur informacion, më kanë thënë se avokati ka dhënë detaje të sakta për ata që e kërcënonin. Ka pretendime që një pjesë të atyre kërcënimeve që konstatonte i ka renditur në një celular që nuk dihet se në duart e kujt është.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here