Vrasja e ‘frikshme’ e avokatit, kolegët: Jemi të kërcënuar, thirrje për bojkot…

0
153

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë u ka bërë apel organeve ligjzbatuese të zbardhin sa më parë ngjarjen e rëndë. Nga ana tjetër, në një reagim për mediat, Dhoma e Avokatisë bën të ditur se 50-vjeçari ishte anëtar i Dhomës së Avokatisë në Tiranë dhe theksohet se kërcënimet ndaj avokatëve po përshkallëzohen dita-ditës.

Vrasja e Ravik Gurrës në Elbasan nuk ka tronditur vetëm banorët e këtij qyteti. Së pari, nga ekzekutimi i stilit mafioz janë tronditur vetë avokatët.

“Dhoma e Avokatisë të Shqipërisë, nëpërmjet mediave, u vu në dijeni të vrasjes me armë zjarri të avokat Ravik Gurra, anëtar i Dhomës të Avokatisë Tiranë. Ajo, e tronditur thellë nga kjo ngjarje, me shqetësim dhe indinjatë të thellë, iu kërkon organeve ligjzbatuese, duke i dhënë përparësi gjetjes dhe vënies para përgjegjësisë të autorëve të kësaj vepre, e cila vjen e bëhet çdo ditë më prezente në kërcënim të jetës dhe shëndetit ndaj avokatëve, veprime që kanë marrë përshkallëzim në rritje ndaj profesionit sa të nderuar, aq edhe fisnik të avokatit”, thuhet në deklaratën e Dhomës së Avokatisë.

Ndërkohë, Dhoma e Avokatëve në Elbasan, duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë, ka njoftuar se nga e hëna do të ndërpresin për tri ditë çdo shërbim avokatie në shenjë proteste. “Dhoma e avokatëve në Elbasan, duke marrë shkas nga vrasja e mbrëmshme e kolegut dhe avokatit Ravik Gurra, në një atentat mafioz, do të ndërpresë në shenjë proteste për tri ditë nga dita e hënë çdo shërbim avokatie duke bllokuar çështjet gjyqësore”, thuhet në njoftim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here