Krim i rëndë në familje/ Dëshmia: E mbyta gruan me jastëk sepse dyshoja se më tradhtonte…

0
105

Një krim i rëndë në familje ndodhi të premten në mbrëmje, në fshatin Grekan të Gramshit, ku Gurie Hysa, 31 vjeçe, nënë e tre fëmijëve, mbeti e vdekur.

Autori i krimit është bashkëshorti i saj, Elvin Hysa, 32 vjeç, i cili është vënë në pranga nga forcat e policisë. Ai dyshohet se e ka mbytur gruan e tij pas një debati, që patën para se të flinin gjumë. Pasi ka pritur momentin që 31-vjeçaren e ka zënë gjumi, e ka mbytur me jastëk.

Në shtëpi ndodhej edhe babai i autorit, por ky i fundit nuk ka dëgjuar asgjë. Të tre fëmijët e çiftit atë natë nuk ndodheshin në shtëpi, pasi kishin shkuar për vizitë te gjyshi i tyre në Berat. Pasi i mori jetën bashkëshortes ai ka dalë i qetë nga dhoma e gjumit dhe i ka thënë babait të tij “e mbyta Gurijen”.

I ati i tronditur ka shkuar në dhomë me mosbesim, por kur ka parë nusen të vdekur, ka lajmëruar menjëherë policinë për atë që kishte ndodhur. 32-vjeçari ka dalë nga shtëpia, ka marrë mushkën dhe gjatë natës ka shkuar te motra e tij e martuar në fshatin Lumras në Berat. Pasi i ka treguar motrës që ka vrarë gruan, ajo e ka bindur që të vetëdorëzohet në polici. 32-vjeçari është kthyer dhe në orët e para të mëngjesit ka arritur në banesë. Pas tij kanë mbërritur dhe forcat e Policisë së Gramshit, të cilët e kanë arrestuar në kushtet e flagrancës.

Sipas gazetës “Panorama” banorët e fshatit e njihnin si person problematik dhe ushtronte vazhdimisht dhunë mbi gruan e tij. Madje, ai për këtë gjë ishte dënuar dhe dy herë me dënime të lehta. Familja Hysa jetonte në kushte të vështira ekonomike.

Banesa e tyre është e vjetër dhe tejet e amortizuar. Të vetmet të ardhura që kishte familja ishin pensioni i kryefamiljarit dhe kempi i autorit të krimit, si i paaftë për të punuar. Alvin Hysa dhe Gurie Hysa ishin të martuar prej 12 vitesh. Ata kanë sjellë në jetë tre fëmijë nga marrëdhënia e tyre, ku vajza më e madhe ishte 12 vjeçe dhe dy djem, 9 dhe 5 vjeç.

Me humbjen e nënës dhe arrestimin e babait të tyre vrasës, tashmë tre fëmijët e mitur do të mbeten në kujdesin e babait të autorit, 62- vjeçarit Asqeri Hysa.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here