Rama ka nevojë urgjente për një psikiatër! Akuza se Çim Peka helmoi shqiptarët me propagandë kundër tij…

0
90

Rreth 10 mijë njerëz të administratës dhe me autobusë kishte llogaritur Edi Rama dhe Erion Veliaj për sjellë në Tiranë dhe për të mbushur 8000, karriget që ishin vendos gjatë pasdites se djeshme në Sheshin Nënë Tereza.

Do të ishte mitingu dhe kongresi i fitores së ardhshme dhe prezantimit tëe Veliajt për një mandat të dytë.

Por çfarë ka ndodhur, megjithëse mediat raportuan për një kosto 500 mijë euro ose rreth 700 milion lekë për këtë manifestim force, shumë karrige ishin bosh.

Në këtë situatë Edi Rama ka shpërthyer nga mediave në përgjithësi dhe gazetarit e drejtuesit të SYRI.net në veçanti duke e akuzuar dhe fyer këtë të fundit se u kishte mbush mendjen shqiptarëve për keqqeverisjen e Edi Ramës dhe problemet e tij jo vetëm shëndetësore.

Në një kongres ku pritej të flitej për zgjedhjet lokale dhe Veliajn, është folur vetëm për kazan, derra, llum, e media të neveritshme.

Katër here i është rikthyer Rama ‘Çim Kadrisë’ (Çim Pekës) si shkaktarit që shqiptarët po derdhen në shesh kundër tij, duke ju bërë thirrje të mos e lexojnë më.

A doni më prova se kryeministri nuk ka nevojë vetëm për J. T., psikologen e Prokurorisë që ta shoqërojë ne Berlin me çarter, por ka nevojë urgjente edhe për një psikiatër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here