Konsull nderi i Shqipërisë, arrestimi nga Interpol i indianit, kunati i dy vëllezërve të akuzuar për pastrim parash…

0
83

I arrestuari është shtetasi Hitesh Patel, 59 vjeç lindur në Indi dhe banues në Nigeri, ndaj të cilit Interpol New Delhi/ Indi, kishte lëshuar urdhërndalimin.

Interpol Tirana në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rinas kanë arrestuar paraditen e kësaj të premteje një shtetas indian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtarë për pastrim parash.

Por Patel, është kunati i dy vëllezërve indianë, Nitin dhe Chetan Sandesara të akuzuar nga autoritetet e vendit të tyre për vjedhjen dhe pastrimin e 725 milionë dollarëve.

Nitin Sandesara
Nitin Sandesara

Këta të fundit kanë hapur biznese në Shqipëri, ndërsa thuhet se po ndërtojnë edhe në jug të vendit tonë.

Chetan Sandesara
Chetan Sandesara

Vëllezërit Sandesara kanë qenë pronarët e kompanisë farmaceutike Sterling Biotech, ku sipas informacioneve, përgjatë viteve 2008-2011 ata kanë marrë mbi 725 milionë dollarë kredi nga disa banka shtetërore të Indisë, para të cilat janë zhdukur përmes një rrjeti prej 300 kompanish offshore të ngritura nga vetë ata.

Por Nitin Sandesara rezulton të jetë dhe konsull nderi i Shqipërisë në Nigeri me zyrën e konsullatës së nderit në Abuja.

Kjo e faktuar nga lista zyrtare e konsujve të nderit të Republikës së Shqipërisë në botë./Panorama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here