Kryemadhi: Asnjë hap pas. Opozita është në pozicionin e saj më legjitim dhe më të moralshëm

0
8

Ne jemi qytetarë të thjeshtë. Si treçereku i shqiptarëve që janë të papunë, edhe ne ish-deputetët e opozitës jemi të papunë, kemi vetëm një mundësi për t’u përballur dhe ngritur zërin njëlloj si gjithë qytetarët e tjerë që janë të papunë. Misioni ynë është që ne të jemi të barabartë, të protestojmë, të ecim përpara me atë çfarë duan qytetarët, u shpreh Kryemadhi.

Prononcimi i Kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi në emisionin Opinion, në TV KLAN

 

Kjo që ndodhi me z. Gjoni, a ishte një gjest i LSI-së, apo ndonjë reagim e ndonjë militanti individual? Pra, ishte e koordinuar apo ishte gjest?
Unë i kam duart e pastra, por është ajo që tha dhe z. Shehi që Rama për t’i bërë eksponentë që të flasin dhe për të larguar vëmendjen nga mungesa e tij prej disa ditësh në Shqipëri, mendoj që mund të jetë edhe një skenar i realizuar prej tij. Dhe të mos harrojmë që z. Gjoni është edhe një nga kundërshtarët kryesorë të Erion Veliajt, Endri Fugës, dhe gjithë grupit tjetër në ‘Mjaft’. Kështu që unë mendoj që mund të jetë diçka e realizuar nga pala tjetër, ose mund të jetë një marrëdhënie e drejtpërdrejtë e z. Gjoni me elektoratin e tij.
Znj. Kryemadhi, para se të kthehem te reagimi i Presidentit, kisha sërish një pyetje për protestën e sotme: Keni dalë në protestë, keni protestuar, keni shkuar përpara Drejtorisë së Policisë… Çfarë do bëni më tutje?
Së pari, këtu nuk ka më gjë kundër nesh. Ne jemi qytetarë të thjeshtë. Si treçereku i shqiptarëve që janë të papunë, edhe ne ish-deputetët e opozitës jemi të papunë, kemi vetëm një mundësi për t’u përballur dhe ngritur zërin njëlloj si gjithë qytetarët e tjerë që janë të papunë. Misioni ynë është që ne të jemi të barabartë, të protestojmë, të ecim përpara me atë çfarë duan qytetarët.
Si do ecni përpara znj. Kryemadhi? Si do ja bëni? A ka një strategji më të detajuar opozita?
Kjo nuk është puna jonë. Kjo është puna e mazhorancës.
Mazhoranca po vazhdon se ka numrat në Parlament…
Po shumë mirë, le të vazhdojë. Ne nuk na shqetëson më Parlamenti. Aty është mesazhi për t’ju thënë atyre që populli po ju prej jashtë, do ju presë kur të mbarojë.
Çështja e fjalës ‘popull’ kam përshtypjen se është abuzim nga të dyja palët. Z Balla fliste sot në emër të popullit, edhe Myslym Murrizi, edhe Rudina Hajdari. Pra nuk mund të thuash: ‘pret populli jashtë’. Presin përfaqësues protestues…
Jo, unë nuk po flas ne emër të popullit atëherë, po flas në emër të vetes sime por edhe të atyre njerëzve që vijnë atje dhe përfaqësoj. Nëse nuk e kanë mundësinë të flasin sot në emisionin tuaj, sepse nuk mund të jenë të 10 mijë vetat që ishin sot atje të flasin këtu, por di të them që të gjithë ata që ishin në shesh, që nga ora 8:30, ishin të gjithë papunë. Pjesa tjetër mund të kishte militant që thërrisnin Luli dhe Mona, nuk ka ndonjë problem, por pjesa më e madhe e tyre kishin neveri nga mënyra se si i merren paratë orë dhe minutë, nga faturat e larta të energjisë elektrike, nga faturat e larta të ujit të pijshëm, nga mungesa e papunësisë.
Znj. Kryemadhi si do të shkoni më tutje?
Ne të papunë jemi, këtë punë kemi. Në protestë te Parlamenti, te Kryeministria, te Policia, te Unaza, këtë punë kemi ne.
Po nëse këto protesta nuk sjellin asgjë?
Atë nuk e dimë. Ne nuk jemi opozita z. Fevziu. Ne kemi një opozitë të re në Parlament.
Znj. Kryemadhi ju keni peshën e opozitës dhe keni marrë mandatet për të përfaqësuar opozitën, pavarësisht se i dorëzuat.
Ju falënderoj shumë dhe do të doja që këtë fjali që sapo thatë ju, ta dëgjojnë edhe të gjithë ata deputetë që janë në Parlament, që ne jemi opozita dhe qytetarët që janë jashtë atij Parlamenti, janë përfaqësues.
Ju jeni përfaqësues të opozitës. Çështja është se çfarë do të bëni më tutje?
Ne ‘na përfaqësojnë’ deputetët që kanë hyrë atje.
Keni marrë përsipër dhe keni dalë nga Parlamenti të ushtroni opozitën në sheshe, në rrugë.
Kemi dalë të bashkohemi me popullin dhe nuk do të ndalojmë z. Fevziu. Nuk do të ndalojmë në asnjë moment dhe Edi Rama e të gjithë grupet e tyre kriminale që e përfaqësojnë atë në qeveri, nuk kanë parë gjë akoma. Nuk kanë parë gjë akoma, sepse shqiptarëve u ka vajtur thika në palcë. Varfëria në të cilën ata janë shtruar këmbëkryq, është përtej çdolloj imagjinate.
Konkretisht çfarë do të bëni? Sepse shqiptarët kanë qenë të varfër, mund të jenë sërish të varfër, kanë qenë aq të varfër në kohën e Enver Hoxhës dhe s’kanë protestuar asnjë ditë.
Tani jemi në kohë dixhitale. Atë informacion që e merrje për 45 vjet, tashmë e merr për 45 ditë.
Znj. Kryemadhi, a keni një plan konkret për ta përshkallëzuar protestën tuaj?
Ka plan konkret z. Fevziu, mos pretendoni tua them këtu, sepse planet do të jenë të befasishme.
A do të merrni pjesë në zgjedhjet lokale apo jeni të bindur që s’ka zgjedhje lokale?
Zgjedhjet lokale nuk kanë për tu bërë z. Fevziu, sepse nuk do të shkojnë shqiptarët të votojnë në një proces farsë, i cili kërkon të mbulojë kapjen e shtetit nga krimi i organizuar, i cili kërkon të mbulojë varfërinë, i cili kërkon të mbulojë grabitjen që u është bërë shqiptarëve. Nuk ka zgjedhje lokale.
Ju vetë jeni të bindur që nuk do të merrni pjesë në asnjë lloj zgjedhjeje?
Në cilat zgjedhje? Zgjedhjet që ti blejë prapë z.Rama me Abdylajt dhe Habilajt.
Cila është zgjidhja që ju jepni? Çfarë propozoni ju konkretisht?
Zgjidhja është shumë e thjeshtë, qeveri tranzitore. Socialistët kanë socialistë sa të duash të ndershëm dhe të pakapur me krimin dhe për të shkuar drejt një procesi zgjedhor të lirshëm dhe të ndershëm. Po ka ai, socialist sa të dojë. Sandër Lleshin e ka gati. Ministri i brendshëm është gati, kishte filluar të dilte dhe të bënte dhe leksione të hapura në universitete, si kryeministër.
Mund të dali pala tjetër dhe të thotë që në zgjedhje LSI të mos përfaqësohet nga Monika Kryemadhi, PD-ja jo me Lul Bashën…
Po, po, vetëm tju garantojmë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme, jam gati të mos e pranojë LSI-në me emrin tim Monika Kryemadhi.
Pra i qëndroni kërkesës, me Ramën nuk ka zgjedhje. Kjo është e vetmja ?
Unë di të them diçka që kam eksperienca nga historia e z.Rama në politikë, i cili është i vetmi njeri që nuk u qëndron kurrë marrëveshjeve politike. Z.Basha është një nga viktimat e fundit të marrëveshjeve me z.Rama, ku përfundimisht z.Basha dhe jo vetëm ai, por edhe PD dhe gjithë opinioni publik janë dakord që i vetmi njeri që nuk u qëndron marrëveshjeve është Edi Rama. Dhe nuk mund të ketë marrëveshje me Edi Ramën, ku për hir të së vërtetës mashtroi Sali Berishën në 2008 me ndryshimet kushtetuese dhe kodin zgjedhor, mashtroi Ilir Metën në 2013 dhe kanabizoi Shqipërinë në 2015-2016, mashtroi Lulzim Bashën në 2017. Kjo është një nga arsyet që nuk ka më asnjë lloj marrëveshje. Z.Rama të japë dorëheqjen si kryeministër, pastaj hajdemi të ulemi dhe të negociojmë për datën e zgjedhjeve.
A keni ju mjete për ta detyruar Ramën për të dhënë dorëheqjen?
Mjete ka sa të duash, problemi është që ne nuk kemi përse të çojmë njerëzit në përplasje sociale.
Ndërkohë Presidenti i Republikës ka folur për një dialog për zgjidhjen e krizës dhe ka kritikuar vendimin e opozitës për djegien e mandateve?
Nuk e komentoj fare Presidentin. Opozita e ka marrë vendimin e saj, nuk ka më kthim pas. Jemi shumë të qartë. Opozita nuk ka çfarë të bëj më. Opozita është në pozicionin e saj më legjitim dhe më të moralshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here