Më vjen keq që e pësove!!! Me ty i biri i Kristaq Ramës u tregua shumë më i butë….Pastaj ngushllohu se…

0
134

Nga Ylli Dylgjeri

Nominalisht, më vjen keq që e pësove. Ama, duhet të ishe përgatitur se edhe ti duhet të paguash çmimin e lirisë. Sepse liria ka një çmim që duhet paguar gjithmonë. Deri para 28 viteve ky çmim kishte vlerën e burgut ose jetës, si përshembull poeti Havzi Nela, që i ati i Kryeministrit aktual nuk tregoi pikën e mëshirës, por e hodhi firmën si gjarpëri në litarin që ia këputi qafën poetit armik.

Pa mendoje njëherë anën pozitive; me ty i biri i Kristaq Ramës u tregua shumë më i butë. Madje në një farë mënyre të ka bërë nder të madh; nese deri dje ti ke patur njëfarë autocensure, ndërsa sot do të jeni krejt i lirë të shkruani gjithçka ju mendoni, pa frikën se do ju heqin rrogën; – domethënë bukën e përditëshme. Ndërsa ti me siguri do të mbijetosh si një opozitarë i ndershëm edhe ca muaj, derisa i biri i Kristaqit të thejë qafën prapa Diellit.

Pastaj ngushllohu se ky është një çmim simbolik, krahasuar me çmimin që po paguajnë të tjerët, domethënë qytetarët, të uriturit dhe të pamundurit. Me siguri ia vlen ky çmim, kur kujton se çfarë mund të shkruani ju, tashmë krejtësisht i lirë.

Se harrova të të jap edhe një arsye tjetër ngushllëllimi; autori i këtyre rradhëve kërcënimet me jetë i janë kthyer në rutinë të përditëshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here