Verë pa shkëlqim

0
209

 

Nga Dr. Ndriçim Mehmeti

 

Në jetën e përditshme të shqiptarëve vendin më të gëzueshëm e zënë festa. Disa prej tyre janë të sajuara, po tejet të sajuara, por ne i pëlqejmë shumë më tepër se festat e vërteta. Dita  e verës, dita e punëtorëve, dita e gruas, dita e mësuesit, 14 shkurti (përfshi edhe festimet që ende vijojnë për brigadat sulmuese), ne na duket si një mundësi e arritëm, për të qenë të lirë të hamë, të pimë, të tregojmë barcaleta dhe kaq. Nuk ka asnjë ditë dhe asnjë organizim, të një proteste simbolike, për mbrojtjen e të drejtave të grave, fëmijëve, punëtorëve, invalidëve, njerëzve me aftësi ndryshe dhe nevoja të veçanta, mësuesve, minatorëve, bujqve, policëve, kafshëve apo shpendëve që rrezikojnë zhdukjen etj.

Po pse gjithë ky ekzaltim për festën e sajuar, përfshi këtu edhe ditën e verës?

Mbase për faktin se jetës sonë i ka humbur dhe po i humbet gjithnjë e më shumë kuptimi njerëzor dhe social. Jemi bërë më të mbyllur rreth vetes, më pak të dashur, më shumë egoist, makutër, ziliqarë, të pakënaqur nga ajo që na ofrohet, besojmë se meritojmë më shumë, kursejmë por nuk fitojmë aq sa duhet (ose aq sa mendojmë), dëshirojmë më shumë se ç’meritojmë ose marrim më pak se ajo që punojmë etj. Këto dhe shumë arsdye si ëkto, nqë bëjnë të mendojmë se një ditë mund të na ndryshoj shumë në jetën. Duke dalë nga dimri, me ulje ngritjet e tij, vrapojmë të gjejmë lule e zogj, pemë të çelura e fusha atë gjelbëruara dhe t’i nisim me një turravrap të çuditshëm në Facebook, miqve, të njohurve e të panjohurve, duke i bërë qokën e radhës. Erdhi dita të shfrenojmë veten, të mendojmë se ja hodhëm, një dritë do të çeli në fundin e tunelit, e ne do të jemi të parët, që do të na shkëlqej fytyrën. Madje nuk mungojnë as “kokat” e shtetit të na bindin se dita e verës, fillon e pale se kur mbaron: Feston Elbasani, pastaj festojnë me radhë Gramshi,. Librazhdi, Saranda, Gjirokastra, Fieri, Durrësi e në fund Tirana. Shkodra fisnike ri në heshtjen dhe madhështinë e saj. Por në fakt e nesërmja është krejt ndryshe.

E nesërmja është një verë pa shkëlqim

Është njësoj si ato ditët ku dielli shkëlqen dhe ngroh jo pak si për mars, por ti ndiejnë ftohtë. Ndonëse je veshur trashë me xhup me pelush, me kapuçin e ngrohtë e ke mbathur këpucë me qafa, trupi të dridhet ca nga të ftohtit e ca nga frika. Sheh përsëri se të nesërmen nuk ka ndryshuar ndonjë gjë. Përkundrazi. Rrugët janë të mbushura me kanaçe, shishe vere e birre, karonë picash, qen e mace rrugësh, që lëpijnë çka mbetur prej mishrave e lëkurave të sallamit të hedhura gjithandej dhe padyshim një bombardim mediatik, që në mëngjes. “Elbasani festoi kështu, nuk kishte shumë njerëz, do të dalim të dielën të rifestojmë se do të bëj kohë e mirë, do të shohim pilotët e Red Bull, gjokset e kuruara të femrave kërcimtare, këmbët e bukura të këngëtareve. Ej milet çfarë nuk do të shohim”. Ti i dëgjon, tund kokën e ecën me përtim drejt punës, duke e ndier veten, gjithnjë e më të vetmuar. Si mundet vallë një shoqëri, që po i mbaron oksigjeni, plaket, venitet, kërkon të rivendosë paqen me veten përmes, një shumësi aktivitetesh në një ditë të vetme. Ky spektakël i pështirë, tërheq kaq shumë popullin, a thua se brenda një ditë do t’i thotë plaç varfërisë dhe fukarallëkut. Në një ditë të vetme, gazi dhe begatia do të mbërrijnë si me magji, fëmijët që janë jashtë vendit, do të hidhen në krah të nënave dhe baballarëve që i presin me mall, e toka do të bëhet më e begatë, zogjtë që venë e vijnë, do të vendosin të qëndrojnë vetëm në Shqipëri. Shtetari, nga kryebashkiak e deri në kryeministër, deputet dhe aspirant për deputet, do të dalin rrugëve, të qeshur e do të thonë; “E shihni njerëz! E bëmë diellin të qeshë, e bëmë tokën të gëzojë, e bëmë ajrin të buzëqeshi, e bëmë diellin më të ngrohtë. Nuk e kishit menduar, por ja që është realitet. Mund të keni boll halle e probleme, por tani ato zhduken fët e fët. Ndaj mos u ankoni. Ka edhe më keq. Sikur të anulonim fare festimet e t’ju trembnim me thirrjen : “Futuni në shtëpi nga data 14-17 dhe në 18 dilni vetëm po ju thamë ne?”

A thua e beson dikush këtë histori, se një ditë sjell begatinë?

Ndoshta nuk ka shumë, por mjaftueshëm për të thënë se kjo teori ka hedh rrënjë. Ti mund të çapitesh pa qejf të madh, rrugëve, të shash e të mallkosh, të mos gjesh dot rrugën e shtëpisë nga mendimet ose nga pija, por shumë njerëz do të presin të dalin e të festojnë. Mbase shpirti i tyre është më i ngarkuar, mbase mendojnë se një ditë  mund të lehtësoj disi barrën, ndoshta do të kenë një gjumë më të mirë. Ku i dihet, edhe mund të gaboj. Nuk ka njeri të pagabueshëm dhe për një çast e pranoj e ndoshta edhe më shumë se një çast, nëse vazhdojmë në të njëjtën mënyrë. Por të mendosh se njerëzit dhe shoqëria kanë degraduar kaq shumë dhe mund të vinë në binar vetëm në një ditë, është pak e vështirë ta besosh. A mundet për një ditë të vetme, ne të bëhemi më të mirë? Më të dashur? Më kërkues për të drejta e atyre që e kanë të pamundur? Për të respektuar familjen, shoqërinë pa interesin e parasë dhe të një vendi pune? Ta shohim jetën si një mundësi për të bërë mirë, për të gabuar sa më pak, të kërkojmë falje dhe të falim e në fund të punojmë më shumë për të mirën tonë dhe të tjerëve? Kjo do të ishte një pikën nisje e mirë. Në të kundërt, pa pretenduar të jem fallxhor i të ardhmes sime e më pak të tjerëve, nuk besoj se vera dhe dielli të cilat na duket se shkëlqejnë më shumë në një ditë, do të jenë të mjaftueshme për të na ngrohur dhe mbajtur shpresën e ditëve më të mira, që do të vijnë. Nuk besoj se dalja me bluzë fëminore, apo me luledele të vëna në kokë a të qëndisura në një cep bluze na mjaftojnë që të jemi ata që mendojnë më shumë për njerëzit dhe më pak për veten, kur janë në karrigen e pushtetit. Kam përshtypjen se duhet ta fillojmë nga vetja. Të ngrohim mendjen se mund dhe duhet të ndryshojmë, të bashkojmë rreth vetes më shumë njerëzve dhe akoma më mirë ti bashkohemi shumë të tjerëve. Atëherë patjetër që ndryshimi do të filloj. Në trupin tënd do të ndjesh me shumë ngrohtësi, dhe rrezet e diellit do të jenë vërtet një bekim i Zotit, dhuratë e tij, për të dashuruar jetën, familjen, natyrën, dhe vendin.

——————-

Frika e Francës nga “B-Day”

Andreas Noll/ DW

Anglezët kanë arritur tamam në kufi. Ashtu si çdo ditë “Shtatë motrat” bëjnë rreth orës 3 mbasdite metrat e fundit për tek skela e trageteve në Dieppe. Stuhia e madhe në kanalin e La Manshit nuk e ka shtyrë orarin e mbërritjes. Ndërkohë që kamionët dalin nga barku i tragetit të madh, Jean Luc qëndron nga ana tjetër e bregut dhe vëzhgon transportin e mallrave dhe të njerëzve. “Kur të vijë Brexiti, këtu do të ketë kaos të madh”, thotë 66 vjeçari. Kamionët që largohen sot menjëherë nga porti do të duhet të kontrollohen duke harxhuar shumë kohë. Në port nuk ka vend të mjaftueshëm. Dhe rruga që çon nga porti në rrethinat e kësaj qyteze të Normandisë, është e ngushtë. Brexiti, thotë Jean Luc, do të krijojë problme të mëdha në Dieppe. Kjo e mërzit atë. Ai ka mirëkuptim të plotë për veçantitë e britanikëve, ai ka punuar shumë vjet në ishull dhe ka edhe sot kontakte me shumë shokë.

 

Arteria kryesore midis dy vendeve

Lidhjet me ishullin janë në Dieppe shumë më të mëdha se qytetet e tjera të Normandisë. Edhe historikisht, trageti që lundron midis Dieppes dhe Newheaven është linja më e vjetër midis dy vendeve. Linja ka qenë arteria kryesore midis Parisit dhe Londrës, shumë para ndërtimit të tunelit hekurudhor nën Kanalin e La Manshit. Shumë prej politikanëve besojnë se Brexiti do i sjellë hov të ri Dieppes, në rast se pikat më të mëdha të qarkullimit Calais dhe Dünkirchen do të mbingarkohen nga kontrolli. Që tani është duke u folur për të shtuar oraret e lëvizjeve të tragetit.

Përgatitje me zvarritje

Edhe përgjegjësit e portit dhe kryesuesit e qytetit sigurojnë se Brexiti do të jetë mirë për Dieppen. Për çdo eventualitet janë bërë përgatitjet. Por në praktikë planet janë bërë vetëm në kokë. Krah çështjes së bllokimit të transportit mund të ketë edhe ngarkesa të mëdha në kontrollin e mallrave dhe të kafshëve. Rreth 600 kuaj vijnë nga Britania e Madhe në vit në Dieppe dhe kontrolli dhe sistemimi i tyre mund të kërkojë një vend për stallë dhe kalërim, afër qendrës së qytetit. Mallrat nga Britania e Madhe duhet të qëndrojnë në salla të mëdha për kontrollin e perimeve dhe frutave. Por këto gjëra nuk mund të ndodhin kaq shpejt. Puna nuk është ndryshe edhe 200 km në veri, në pikën më të madhe të transportit në Calais. Tani doganierët janë duke zënë titujt e gazetave me protestat e tyre. Me “kontrolle më të mëdha”, të bëra me qëllim ata shkaktuan krijimin e varganëve kilometra të gjatë me kamionë, duke dhënë kështu një ide, cilat mund të jenë pasojat e Brexitit. Policisë i duhej të bllokonte përkohësisht hyrje-daljet në autostrada. Synimi i protestës ishte që doganierët donin të tërhiqnin vëmendjen për kushtet, në të cilat ata punojnë. Aty ku në të ardhmen ata duhet të kontrollojnë importet, duken aktualisht themelet e një ndërtese dogane. Por sidoqoftë në Calais, përgatitjet kanë filluar.

I papunë pas Brexitit?

Ndërkohë që doganierët kërkojnë rritje rroge dhe kushte më të mira pune, peshkatarët e portit në Dieppe kanë frikë se do të humbasin vendin e punës. “Në një Brexit të ashpër mund të ndodhë që Britania e Madhe të bllokojë territoret detare”, thotë peshkatari i midhjeve, Pascal Coquet. Qeveria ka premtuar të japë para për të kapërcyer fazën kalimtare. Por peshkatarët nuk duan të marrin para pa punuar, por duan që të peshkojnë dhe të mbjellin midhjet. Vetë Coquet nuk shkon më në det, por shkruan nga tavolina e punës në Dieppe për të mbrojtur interesat e peshkatarëve. Nëse ndodh Brexit i ashpër, thotë ai, në ujërat franceze do të mblidhen edhe anijet e tjera të BE që do të largohet nga ujërat britanike. Atëherë do të kemi dy herë më shumë anije peshkimi për gjysmën e sasisë së peshqve që kemi tani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here