Reagon ashpër Tabaku: Askush nuk mund të trembë opozitën dhe shqiptarët…

0
95

Shqiptarët sot i treguan qeverisë dhe botës se ato luftojnë për demokracinë, zgjedhjet e lira dhe drejtësinë e pakapur nga mazhoranca (cilado qoftë ajo).”, shkruan Tabaku.

Në një reagim në Facebook, ish-deputetja demokratike, Jorida Tabaku, shkruan se për mbi tri orë, shqiptarët u bashkuan në një nga protestat më të forta dhe të arrira në vend.

“Kushdo që i frikej dhunës, sot mori si përgjigje reagimin e qytetarëve ndaj pazotësisë së një policie në shërbim të Partisë në Pushtet dhe jo rendit publik. Shqiptarët sot i treguan qeverisë dhe botës se ato luftojnë për demokracinë, zgjedhjet e lira dhe drejtësinë e pakapur nga mazhoranca (cilado qoftë ajo).”, shkruan Tabaku ndërsa shton se askush nuk mund të trembë opozitën dhe shqiptarët.

“Askush nuk mund të trembë opozitën dhe shqiptarët. Askush nuk mund të trembë një opozitë që qendronte stoike përballë gazit që lëshohej pa hesap nga policia në shërbim të partisë në pushtet. Kjo betejë nuk ka mbaruar. Ata kanë gazin lotsjellës ne kemi numrat.”-vijon më tej Tabaku

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here