Pedagogu Gjekmarkaj: Politika dhe pushteti është nën peshën e rëndë të banalitetit!

0
116

Në tryezën organizuar nga PD dhe kreu i demokratëve Lulzim Basha u diskutua në lidhje me protestën më shumë se 1 vjeçare të artistëve dhe për krizën politike në vend.

Pedagogu dhe analisti Agron Gjekmarkaj ishte i ftuar ditën e sotme në tryezën e organizuar nga Partia Demokratike me artistë dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

Duke folur në tryezë, Gjekmarkaj u shpreh se kjo situatë duhet të kthehet në një eksperiencë për të ardhmen. Gjithashtu në fjalën e tij ai theksoi edhe faktin që drejtuesit politikë duhet të rrisin pranë vetes, hapësirën kritike

Pjesë nga fjala e Agron Gjekmarkajt:

Lëvizja për Teatrin i solli shoqërisë dhe momentit dy të mira!

Së pari shpëtoi një godinë historike dhe jo socrealiste! Ai që vlen është modeli! Ai mbetet si formë reagimi ndaj çdo qeverie dhe Kryeministri i cili abuzimin e shndërron në kryefjalë veprimi!

Zoti Basha foli për lidhjet e politikës me krimin! E përgëzoj për betejën e dekriminalizimit, por mbetet e pamjaftueshme! Politika dhe pushteti është nën peshën e rëndë të banalitetit!

Mjafton të shihje parlamentin dje po edhe para 6 muajsh! Duke dëgjuar debatin në atë aule të vjen turp të jesh ‘homo meditans’ njeri qe mendon siç thonin latinët!

Dekulturimi i politikës ka marre trajtë të frikshme! Si askund tjetër në Europë sharlatanët dhe banditët vendosin për fatin e intelektualëve dhe jo e kundërta!

Opozita ka djegur mandatet dhe kjo është një gjë e paprecedentë! Ajo është në rrugë! Një gjë kaq e fortë dhe e pazakontë duhet të shërbejë për shumë më tepër se për të ndërruar një kryeministër me një tjetër, por themelin e një sistemi të ri politik, një kontratë të re me shoqërinë, rikthimin tek partneriteti me elitat dhe botën intelektuale!

Një lider sa do gjeni të jetë e ka të pamundur të qeverisë mirë, ta shndërrojë këtë vend në normal nëse nuk rritë pranë vetes hapësirën kritike dhe ngushton atë të yesman-ve! Duhet ta shndërrojmë krizën në eksperiencë për një gjë modeste, por ekzitenciale për të jetuar si njerëz normal në një vend i cili sot nuk është normal po duhet bërë i tillë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here