Protestë kundër dhunës! Mjekët e QSUT: Ndal dhunës ndaj bluzave të bardha…

0
127

Pas mjekëve të spitalit të Shkodrës, edhe ata të QSUT-së, kanë dalë në protestë kundër dhunës ndaj mjekeve.

Në Tiranë, mjekët apelojnë për respekt ndaj punës që shpëton jetë.

“Spitalet tanë janë ambiente që ofrojnë siguri, mbrojtje, shpëtim jete.

Thirrje për bashkim, për të ndaluar dhunën, thirrje për politike bërës, drejtues dhe administratorë të institucioneve, për të hetuar shkaqet, faktorët që ndikojnë në këtë situatë. Dhuna në kushtet e punës duhet të marrë ndëshkimin e merituar”– tha mjeku Arjan Harxhi, nga protesta te QSUT.

Në protestë është edhe zv/ministria e Shëndetësisë Mira Rakacolli. Kujtojmë se pak minuta më parë nisën protestën edhe mjekët e spitalit të Shkodrës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here