Protesta ekstreme, do vetëvritem! 56-vjeçari hipën në kullën e naftës, Bankers nuk i jep paratë e tokës

0
118

Një 56-vjeçar ka hipur në një nga kullat e naftës në Marinëz dhe kërcënon se do të hidhet prej aty për t’u vetëvrarë.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes janë kërkuar edhe zyrtarë të bashkisë së Rroskovecit, për të saktësuar pretendimin e burrit që kërcënon me vetëvrasje.

Vasil Suku ka zbritur  nga oxhaku  pas thirrjeve të shumta që iu bë nga të pranishmit. Ai qëndro sot mbi oxhak që nga ora 10:00 e mëngjesit duke kërcënuar se do hidhej  prej aty.

Pas negociatave zotëria ka zbritur dhe është dërguar në spital, pasi siç raportohet ka probleme me zërin.

55-vjeçari zgjodhi këtë mënyrë ekstreme për të protestuar pasi kompania Bankers nuk i jep lekët e tokës.

Vasil Suku nga Marinza hipi në majë të një oxhaku duke kërcënuar se nëse kompania nuk i jep lekët e tokës ai do të kryente vetëvrasje.

Konflikti për pronësinë ka çuar drejt një akti të tillë, ndërkohë forca të policisë dhe zjarrëfikëses së Roskovecit ishin të pranishme në vendngjarje.

Konfilit-roskoveci1

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here