12 vjet punime, shifra e 38 milionë dollarëve! Rruga ende nuk ka përfunduar

0
116

Do ngushtonte dukshëm distancën midis Tiranës dhe Juglindjes, por nuk po mbaron kurrë. Punimet në rrugën a Qukës–Qafë Plloçë kanë sjellë vetëm pluhur, asgjë tjetër.

Segmenti Qukës-Qafë Plloçë ka nisur prej 12 vjetësh. Por punimet tregojnë se duhet kohë që ai të përfundoje, kurse banorët thonë se kjo periudhë vetëm dëme u ka sjellë.

U fol se do tu vinte në ndihmë banorëve të zonës së Mokrës . Do të ndikonte në jetën e disa fshatrave,  por punimet e nisura para 12 vjetëve sollën vetëm probleme

Ajo çfarë ka përfunduar këtu janë  vetëm tre km asfalt në Karkavec –Ura e Manastrecit –Ura e Golikut. Në pjesën tjetër punohet vetëm me raste. Në të shumtën e kohës nuk ka makineri e punëtor.

Rreth 40 km e gjatë e parashikuara në tre lote kapi shifrën e 38 milionë dollarëve. Dalja nga Qukësi në drejtim të Qafë Plloçës do të evitojë kalimin nga Përrenjasi dhe Pogradeci duke shkurtuar rrugën në drejtim të Korçës dhe Kapshticës

Në Maj 2018  kur Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet e rrugës Qukës-Qafë Plloçë, tha se do të përfundojë në Korrikun e  2019. Por siç shikohet nga pamjet, pak gjasa ka qe kjo rruge te përfundojë në Korrik./abcnews.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here