Kryemadhi: Beteja jonë për të ndërtuar një sistem që Shqipëria t’i japë fund një herë e përgjithmonë tranzicionit….

0
108

 

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e përfundoi fjalën e saj në takimin me qytetarët e Lezhës dhe anëtarët e LSI së këtij qyteti duke deklaruar se tik-taku i largimit të Edi Ramës tashmë ka filluar. Por Kryemadhi theksoi se beteja e LSI nuk është për të larguar një individ dhe për të sjellë një tjetër. Beteja jonë, tha Kryemadhi është për të ndërtuar një sistem që Shqipëria ti jap fund njëherë e përgjithmonë tranzicionit. “Mos u ndalni! Mos u ndalni dhe as mos u sugjestiononi as nga presionet, as nga trokitjet e policisë në dyert tuaja. Pse e them këtë? Sepse njerëzit më të lodhur dhe më të mërzitur janë policët, janë ata që paguhen më pak nga të gjithë, janë ata që shfrytëzohen më shumë nga të gjithë, janë ata që vendosen në pozicionin më të vështirë nga të gjithë. Janë prokurorët, të cilët kërcënohen për të bërë padi ndaj qytetarëve të thjeshtë dhe ndaj njerëzve politik. Pse? Sepse iu shkundin përpara surratit të tyre listat që përgatiten në zyrat e Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit për prokurorët për Vettingun e famshëm. Mos u trembni nga asnjë, i cili kërkon t’iu mbyllë biznesin apo t’iu vendosë gjoba. Çdo njeri që është në gramat e fundit, që është në gramat e fundit të pushtetit të tij bën veprimet që bën sot Edi Rama dhe banda e tij. Tik-taku i tij ka filluar, por ajo çka ne duam, nuk e kemi betejën për të larguar një njeri për të sjellë një njeri tjetër. Betejën e kemi për të ndërtuar një sistem që Shqipëria t’i japë fund një herë e përgjithmonë tranzicionit, kapjes së shtetit dhe mbi të gjitha për të krijuar të ardhmen e sigurt për të rinjtë dhe të rejat shqiptar”, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Nga qyteti i Besëlidhjes, Kryemadhi u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të lënë mënjanë ndasitë politike, por të bashkohen për të shpëtuar Shqipërinë. “Ne sot, nga ky vend i besëlidhjes i bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve, t’i harrojmë ndasitë politike, të harrojmë flamujt politikë por të bëhemi të gjithë bashkë për ta shpëtuar Shqipërinë, për të bërë paktin për shtetin, për ta rrënuar shtetin e kalbur të krimit të organizuar që e ka kapur Shqipërinë, të ngremë një shtet të fortë, një shtet i cili prodhon sistem të barabartë për shqiptarët, arsim të barabartë për çdo shqiptar, prodhon shëndetësi të barabartë për çdo shqiptar, prodhon ekonomi të fortë për çdo shqiptar, prodhon drejtësi të barabartë për çdo shqiptar. Ky shtet kërkon sistem të fortë dhe jo lider të fortë, jo lider të kapur, jo lider, i cili mendon vetëm për veten e tij, por kërkon një lider që të jetë normal, kërkon një lider që të jetë çdo qytetar dhe me një shtet të fortë e drejton çdo qytetar kushdo qoftë ai”, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here