Habit Gjuzi: Jam mik i Ambasadës Amerikane jam edhe mik i Amerikës se mbaj orën ‘Atlantic’

0
76

Një nga kandidatët e listës së pretendentëve për deputetë e ardhshëm të opozitës së re, Kujtim Gjuzi, ka folur në emisionin ‘Të Paekspozuarit’.

Ai ka deklaruar se do të futet në parlament dhe se ka mbështetje të ndërkombëtareve.

Gjuzi tha se ka komunikuar me ndërkombëtarët dhe se është mik i Amerikës, sepse mban në dorë një orë ‘Atlantic’

‘Parlamenti nuk mund të lihet bosh, është gjakosur parlamenti, por ka vijuar të funksionojë.

Unë ju kam certifikuar gazetarit tuaj, sms-të që kam, mund t’ju nxjerr dokumentet e komunikimit.

Ka thënë një ish-ministër, që Gjuzi nuk ka telefon se ka borxhe.

Kam komunikim me ambasadën Britanike në Tiranë. Kam sms me këshilltarin më të lartë të OSBE.

Jam mik i Ambasadës Amerikane jam edhe mik i Amerikës se mbaj orën Atlantic’, u shpreh Gjuzi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here