‘Duhet shkelmuar ky tranzicion i mallkuar’. Nora Malaj: Sot ditë reflektimi! Në emer të jetës duhet jetuar me dinjitet!

0
195

Nga Nora Malaj:

Sot ditë reflektimi!

8 Marsi ! Takimi i sotëm ishte me zonjat e Beratit ! Rrugës duke shkuar për në takim m’u kujtuan vargje e De Rades : “ O Berat more Berat , kendon Mara që me natë! “
Kur takon zonjat e Beratit , koha ndalet e ti ke dëshirë të dëgjosh me vemendje secilën prej tyre. Ato, me modestinë e tyre , thjeshtë , kanë dëshirë të flasin pafund , për hallet e tyre. Dikush ka bashkëshortin të sëmurë dhe kërkon ndihmë më të specializuar, dikush ka probleme me punën , pasi mundësitë për punësim janë kufizuar, dikush ndan gëzimin me ty se është berë gjyshe, dikush êshte në prag të fejeses dhe dëshiron të ndaj me ty shqetësimet që e kanë kapur. Shumë kush është vetëm se fëmijët janë në emigracion , e ato kanë frikë si të moshuara që janë , se mos ikin nga kjo jetë pa u takuar më me fëmijet e tyre??!! ?Dhe ty të duket vetja, rrethuar nga dashuria e mirënjohja e tyre, si terapiste që po bënë terapi në grup. Ndjen se në ajër energjia që shkemben me to është ndjesa më e fuqishme që rrezaton forca e fjalës e energjia e shpirtit. Ato janë të gjitha luftarake dhe e duan e dëshirojnë ta gëzojnë jetën . Ato duan që të jetojnë jetën me dinjitet, që jeta e tyre të ketë kuptim dhe ato të gëzojnë me forcen e shpirtit. Këto janë gratë e Beratit , të ketij qyteti që mbart në supe mijëra vite jetesë dhe madhështi . Teksa ligjërimi i tyre vazhdin e teksa bashkëbisedojn me keto zonja e zonjusha kupton që sfida më e madhe sot êshtë të ndihmosh që vendi yt të bëhet , për keta njerëz të mrekullueshëm , që kanë endrra dhe endrrat duhet t’i realizojnë në qytetin e tyre të një mbi një dritareve . Duhet shkelmuar ky tranzicion i mallkuar , në emer të jetës që duhet jetuar me dinjitet e personalitet! Faleminderit miket e mira që më besuat dhe që reflektuam sot së bashku në kete ditë dedikuar grave e vajzave të Shqipërisë! Paçi lumturi e mirësi për jetë! Shqipërinë e lulëzojnë gratë e burrat që e cmojnë dhe vlerësojnë , familjen , gruan , vendin dhe identitetin ! Sot të gjitha folën me fjalë zemre dhe dashuri për jetën! Qofshi të bekuara të gjitha gratë e vajzat e vendit tim!!!???

Fotografia e Nora Malaj

Fotografia e Nora Malaj

Fotografia e Nora Malaj

Fotografia e Nora Malaj

Fotografia e Nora Malaj

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here