Presidenti Ilir Meta takon ministrin britanik për Europën. Roli i Britanisë, kyç për stabilitetin e Ballkanit…

0
95

Gjate vizitës së tij në Britaninë e Madhe, Presidenti i Republikës Ilir Meta u prit sot nga Sir Alan Duncan, Ministër për Europën i Britanisë së Madhe.

“Shqipëria beson në angazhimin e dosmosdoshëm të Britanisë së Madhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor edhe pas Brexit”, – theksoi Presidenti Meta, “pasi, vendi juaj ka nje rol kyç në këto dekada për forcimin e stabilitetit në Ballkan”.

Ministri Duncan dhe Presidenti Meta ndanë qëndrime të njëjta mbi zhvillimet në rajon, progresin historik të Maqedonisë së Veriut si dhe për rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi, që të konkludojë në arritjen e një marrëveshje që do të forcojë stabilitetin dhe të ardhmen europiane të gjithë rajonit.

Ministrin Duncan siguroi Presidentin Meta se Britania e Madhe do vijojë të jetë prezente në Shqipëri dhe në rajon  me qëllim të konsolidimit të demokracisë dhe shtetit ligjor.

Duke vlerësuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit në fushat e sigurisë, të luftës kundër krimit të organizuar dhe sundimit të ligjit, Presidenti Meta theksoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik e tregtar midis dy vendeve në të ardhmen në nivele më të larta.

Për takimin me Presidentin shqiptar  Ilir Meta, Ministri për Europën i Britanisë së Madhe ka hedhur edhe një shenim në llogarinë  e tij në twiter

“ Një kënaqësi të shkëmbësh pikëpamje për Ballkankin perendimore me Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta. Marrëdhëniet Britani -Shqipëri janë në formë të shkëlqyeshme”, shkruan Alan Duncan.

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here