Manjani shënimi interesant: Kohë e humbur! Nuk ka ligj që zëvendëson opozitën, kot lodhet Rama!

0
106

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, nëpërmjet një shënimi interesant zhbirilon situatën politiko-juridike ku gjendet vendi sot pas zhvillimeve për braktisjen e parlamentit nga opozita. Sipas Manjanit, Edi Rama, nuk është kryeministër dhe me një shumicë absolute jo si pasojë e zgjedhjeve por e një marrëveshje të gabuar (që sot e pranon edhe vetë) që Basha bëri me atë më 17 Maj të vitit 2017.

“Kjo situatë erdhi nga mbajtja e zgjedhjeve të 2017-ës jashtë shtratit Kushtetues dhe ligjor. Kushtetuta dhe ligji u anashkaluan nga marrëveshja politike e 17-18 majit 2017”, shkruan Manjani dhe shton se pas kësaj, “marrëveshja që e bëri Kryeministër nuk është më, rregulli e do të kërkojë votën popullore për të qëndruar aty ku është!”.

Shënimi i plotë i Ylli Manjanit

Marrëveshja e paligjshme

Përpjekja e krahëve politikë për të gjetur rrjeshta në ligje apo në vendime gjykatash, për të justifikuar sjelljen e sotme është kot.

Kohë e humbur!

Kjo situatë erdhi nga mbajtja e zgjedhjeve të 2017-ës jashtë shtratit Kushtetues dhe ligjor. Kushtetuta dhe ligji u anashkaluan nga marrëveshja politike e 17-18 majit 2017.

Me këtë marrëveshje u shty data e zgjedhjeve; u menaxhua KQZ; u ndaluan koalicionet e madje u shty edhe orari i votimit. Krejt në kundërshtim me ligjin!

Marrëveshja solli devijimin çudibërës të rezultatit të zgjedhjeve, ku 48% i votës popullore u shndërrua në 55% të vendeve në Parlament.

Marrëveshja pra prodhoi qeverinë moniste dhe bëri të pa rëndësishme opozitën parlamentare.

Edi Rama u bë kryeministër monopartiak, si rezultat i asaj marrëveshje dhe jo nga zgjedhjet e ndershme.

Tani që marrëveshja ka rënë, llogjikshëm pasojat janë të pashmanshme. Opozita e ndëshkoi veten duke dalë nga ky sistem absurd. Lulzim Basha e pranoi gabimin.

Me të njejtën llogjikë i kërkohet edhe Edi Ramës të bëjë të pranojë faktin, se marrëveshja që e bëri Kryeministër nuk është më. Rregulli e do të kërkojë votën popullore për të qëndruar aty ku është!

Përpjekjet për të na shitur individë të surrofjepsur si Opozita e re, janë dëshpërim me pasoja edhe më të rënda.

Nuk ka ligj që zëvendëson opozitën, kot lodhen! Ka ligj që zëvendëson mandatet individuale, por jo opozitën.

Ndaj ka vetëm një zgjidhje dhe ajo është politike: zgjedhje të reja!

Kush ti fitojë ti gëzojë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here