Kaos në qendër të Gjilanit, mbi 20 të plagosur/ Kamioni merr njerëzit përpara…

0
104

Vetura të shumta u aksidentuan edhe në afërsi të stacionit policor, e që vërehet të kenë pësuar dëme të shumta materiale.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Gjilanit ku u përfshinë kamionë, traktor dhe shumë makina të vogla. Mësohet se deri më tani ka një 1 të vdekur dhe mbi 20 të lënduar.

Siç shihen nga pamjet qendrën e këtij qyteti e ka përfshirë kaosi ku janë shkatërruar dhe disa ndërtesa.

Ende nuk janë të qarta shkaqet e këtij aksidenti masiv, ndërsa në rrugë shihen gjurmët e shkatërrimit.
Por aksidenti i rëndë në Gjilan nuk u shkaktua vetëm në qendër apo saktësisht në afërsi të stacionit policor, sipas fotografive të siguruara aksidenti u nis shumë më lart.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here