Dhunimi i mjekut/ Detaje të reja nga ngjarja e rëndë, zbulohet identiteti i autorit…

0
116

Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në spitalin e Lezhës ku mjeku dermatolog, Zef Doda u godit nga një i afërm i një pacienti, ndërkohë që nga dëmtimet e shumta në trup ai është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Burime për Fax Web bëjnë me dije se personi i cili ka goditur mjekun është Edurat Lleshi nga Lezha.

Ndërkohë Policia e Lezhës përmes një deklarate, ka njoftuar se 24-vjecari për shkak të detyrës ka goditur fizikisht një mjek  i cili është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.

Policia njofton gjithashtu se, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe vazhdojnë kërkimet për kapjen e autorit të ngjarjes.

Deklarata e Policisë:

Sot, rreth orës 12:30, tek poliklinika e  Spitalit Rajonal në Lezhë, shtetasi E.Ll. vjeç 24 , për shkak të detyres ka goditur fizikisht një mjek  i cili është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të situates si dhe vazhdojnë kërkimet për kapjen e autorit E.Ll. i cili është shpallur në kërkim.

Burime për Fax Web thonë se ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të këtij spitali, ndërsa mësohet se mjeku është goditur në mënyrë barbare. Doda, thonë mjekët e këtij spitali ka fraktura në kokë, ndërsa si pasojë e goditjeve ka të thyer dhe nofullën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here