Thirrja e Bashës ndaj Ramës: Bën mirë të dëgjojë zërin e popullit dhe…Është pjesë e dosjes 184

0
127

“Populli ka folur edhe dje, do të flasë çdo protestë, do të flasë dhe me 16 mars. Rama bën mirë të dëgjojë zërin e popullit dhe t’i hapë rrugë zgjidhjes politike”, shprehet Basha.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka refuzuar të komentojë takimin me zv/ambasadoren amerikane Leyla Moses Ones, megjithatë kryedemokrati ka theksuar se nuk do të ketë dialog me Edi Ramën.

“Populli ka folur edhe dje, do të flasë çdo protestë, do të flasë dhe me 16 mars.  Rama bën mirë të dëgjojë zërin e popullit dhe t’i hapë rrugë zgjidhjes politike, t’i zgjidhë duart drejtësisë dhe te lejojë hetimin e dosjeve “339” dhe “184”. Nuk është në gjendje ta bëjë se është pjesë e dosjes, ndaj zgjidhja mbetet në dorë të popullit dhe populli do ta ketë në dorë deri sa të kemi çlirimin e qeverisë nga krimi”, deklaroi Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here