Habit Taulant Balla: Opozita është e përfaqësuar në Kuvend, nga deputetët që po rimarrin përgjegjësi…

0
92

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka qenë i ftuar në studion e lajmeve në News24, për të folur për krizën politike në Shqipëri. Balla tha se opozita, pavarësisht se ka lënë mandatet, do të jetë e përfaqësuar nga deputetët që po “rimarrin përgjegjësi”, pra duke iu referuar deputetëve që po hyjnë në parlament nga listat e PD-së dhe LSI-së.

“Fajtor kryesor të kësaj situate janë ata që morëm atë vendim. Jemi në fazën që një pjesë e tyre po zëvendësohen. Opozita përsëri është e përfaqësuar në Kuvend, deputetët që po rimarrin përgjegjësi me apo pa ndërmjetësim është i mirëpritur, por jo negociata në kurriz të demokracisë“, u shpreh Balla.

Me sa duket, edhe pas vendimit të paprecedentë të opozitës, mazhoranca është e qetë dhe mjaftohet me fasadën që po zhvillohet, me hyrjen e deputetëve të rinj në Kuvend.

Megjithatë, Balla është shprehur se mazhoranca do të pranojë dialogun, qoftë edhe të ndërmjetësuar nga presidenti Meta.

“Dialogu është gjithmonë i mirëpritur nuk ka ndodhur kurrë që PS të mos jetë pjesë e një dialogu, qoftë me ndërmjetësimin e Presidentit. Ne jemi për dialog për çështje të rëndësishme si për negociatat, kemi qenë për dialogu edhe për reformën zgjedhore, por nuk mund të bëjmë negociata në kurriz të demokracisë“.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here