(VIDEO) Ministrja e Kulturës si Gent Cakaj, emocionet e ‘marrin në qafë’ duke u bërë lëmsh me fjalët e saj…

0
105

Mbrëmjen e djeshme në Samitin e II të Diasporës, nuk ishte vetëm ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, ai që kishte emocione dhe u mposht nga ato, duke u bërë lëmsh me fjalët e tij.

Atiij iu bashkëngjit edhe kolegia, ministrja e Kulturës, Elva Margariti. Ndërsa njoftoi të pranishmit për ngritjen e Muzeut të Diasporës dhe i ftoi që të kontribuojnë për të, ajo u shpreh: “Ju ftoj që të shkruani emrin tënd në muzeun tuaj”, ndërkohë që duhej të thonte: “Ju ftoj të shkruani emrin tuaj, në muzeun tuaj!”.

Pjesë nga fjala e saj:

“Nuk është çështje, parash, sepse përfshirja e sa më shumë njerëzëve në ndërtimin e këtij muzeu i jep muzeut fuqinë e madhe edukative të forcës tëheqëse drejt vendlindjes. Por është edhe çështje fondesh, sepse sa më shpejt ta ndërtojmë këtë muze, aq më mirë është. dhe ndërkohë që shteti ynë pa diasporën, as nuk do të ishte ky që është dhe as nuk do të mund ta bëjë siç duhet të jetë këtë muze, të cilit i ka ardhur koha tashmë.

Ju ftoj që të shkruani emrin tënd në muzeun tuaj!”.

Pas Gent Cakajt, edhe Ministrja e Kulturës mposhtet nga emocionet në Samitin e Diasporës.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here