“Negociata me Kryeministrin Rama nuk ka! Marrëveshje me të nuk ka! Duhet të ikë kjo qeveri, pastaj po, mund të diskutojmë”
Sekretari për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata në një intervistë për Gazeten “Standard” ka folur për skenarin e portestave të opozitës. Gjata tha se protesta e radhës do të jetë me 7 mars, por jo vetëm, duke pohuar dhe një herë se opozita do të jetë para Kuvendit sa herë të ketë senace parlamentare. Ndërsa me 16 mars pritet një protesë kombëtare me qëllim rrëzimin e kryeministrit Rama. “Ky regjim duhet rrëzuar, ky është skenari i parë, të tjerat vijnë hap psa hapi. Ju e dini një gjë të pakten me 16 shkurt opozita dhe njerëzit e saj kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme me përmbajt njerëzit” –shtoi sekretari për çështjet ligjore. I pyetur nëse do të ketë dialog opozitë mazhorancë, ai është shprehur i prerë se nuk ka më negociata me Ramën pasi është provuar disa herë po sërish ka dështuar.
Intervistoi: Ermelinda Ndoja
1-Si e komentoni protestën e ditës së marte dhe ai arriti ajo pritshmëritë e opozitës? Garda e Republikës përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit cili është gjykimi juaj për këtë akt?
Protetsta e ditës së marte i gjeti totalisht papërgaditur sepse mos të harrojmë një gjë, thuhej që partia demokratike mbledh militant nga rrethet të cilët vijnë për të bërë një xhiro dhe pastaj për tu kthyer sërish. Jo, jo diten e marte doli Tirana për 3 ore, që se kishte pritur njeri. Madje dhe ne nuk e pritem që do të na vijnë aq shumë njerëz, sepse këto protesta që po zhvillohen nisur nga 16 shkurti nuk janë protesta për të rrëzuar një qeveri dhe për të sjellë një tjetër, janë protesta për të rrëzuar Edi Ramen nga pushteti dhe jo për të sjell Lulzim Bashen, apo për të rrëzuar partinë socialiste dhe për të sjellë partinë demokratike. Ne iu kemi kërkuar qytetarëve dilni në protestë jo për ne, dilni për vete për hallin tuaj. Dhe jemi ne si parti dhe opozitë që po i bashkohemi qytetarëve, kauzes setyre.
Pra po dalin për varfërinë, po dalin në protestë për vjedhjen që po ju bëhet taksave të tyre. Po dalin në protestë për vjedhjet që po bëhet te Astiri, për shkeljet e mëdha ligjore, për mohim të të drejtave të njeriut, per mungesen e drejtesise. Po dalin në protestë për kunder grupeve kriminale dhe për krimin e organizuar i cili bashkëpunon rregullisht dhe hapur me pushtetin apo për oligarkët të cilët kanë në dorë të gjithë të ardhurat e popullit shqiptarë dhe i kontrollojnë bashkë me qeverinë dhe krimin e organizuar. Treshja qeveri, oligarkë, krim i organizuar. Ky trekëndësh kontrollon sot Shqipërinë. Për këtë kanë dalë qytetarët, kanë dalë në rrugë që të mos lirohen kriminelët me burgim të përjetshëm nga burgu sa herë ka zgjedhje. Dhe arrestohen qytetarë të thjeshtë pse kanë guxuar të dalin në protetsë. Këto janë pra arsyet që sot qytetarët kanë dalë në protestë.
Diten e shtune me 16 shkurt kryeministri u largua si gjithmonë, hajdutët janë frikacakë. Ai u largua nga Tirana për në Vlorë, pastaj erdhi dita e enjte ku ndodhi rrëzimi i mandateve. Ndërkohë ishte e lënë protesta për 28 shkurt përpara parlamentit ku kishte seancë plenare. Si gjithmonë si frikacakë që janë në mënyrë të fshehtë e afruan të marten seancen plenare nuk e bënë të ejnten, në mënyrë të fshehtë e shpallen brenda ditës. Si rregull ata duhet ta shpallin jo më vonët se 48 orë përpara. Po ta shpallet 48 orë përpara të gjithë mediat e marrin vesh, por e shpallen brenda ditës atëherë dhe ne u mblodhem brenda ditës. Janë mbledhë kaq shumë qytetarë nga Tirana gjë që ishte e papritur për të gjithë. Atë ditë qytetarët po protestonin dhe thjeshtë ka pasur thjesht një fërkim me policine dhe nuk ka patur asnjë goditje polici. Le ta gjejnë një filmim duke goditur një polic. Pasi u hodh gazi lotsjellës kishte nga ata që gjuajten me gur. Kur ishim ballë për ballë me policinë e rendit nuk ka pasur asnjë goditje polici, as me 16 shkurt, apo me 26 shkurt. Dhe menjëherë filloj hedhja e gazit lotsjellës. Gazi lotsjellës është hedhur nga garda. Çfarë pune ka garda me këtë, protestat kanë të bëjnë me policinë, me veprimet policore, nuk ka punë garda të hedh gaz lotsjellës, garda është ushtarake. Unë shikojë një gjë që ministrti Lleshaj si një ushtrarak nuk di të bëjë veprime policore. Nuk di të sillet me policinë. Ai di të bëje veprimë ushtarake dhe e ktheu atë ditë protesten në një beteje ushtarake dhe kjo është shumë e rëndë. Kam pyetur ekspert, se nuk dua të bëjë specialistin e gardës, as të lëndëve helmuese ushtarake, as të armëve se nuk jam i tille por kam pyetur ekspert të gardës që kanë punuar një jetë me garden. Ata me çudi më thonë që kur paska filluar garda të mbajë gaz lotsjellës? Ç’punë ka garda me gazin lotsjellës? E dinë që garda ka një ligj, ka një VKM, ka udhëzime dhe urdhër dite se është një institucion ushtarak dhe aty përcaktohet se çfarë armësh do të mbajë garda sot nesër. Pra përcaktohen nga akte ligjore dhe nënligjore se cfare armesh perdor. Le të gjejë një urdhër që i është dhënë gardës për të përdorur gazin lotsjellës. Këta janë veprime policore ku përdoren metodat policore, për të shpërndarë turmen. Parisi është i famshëm për këto, por ne Paris nuk nderhyn garda. Prandaj them ky ministër e ka kthyer në bejtejë ushtarake. Ajo që ata nuk e priten diten e marte ishte pjesëmarrja e aq shumë njërëzve për 3-4 orë. Kjo tregon se pakënaqësia ka arritur kulmin. Çfarë do të bëjnë do të hyjnë sërish deputetët fshehurazi, pse fshihen, pse nuk bëjnë seancë parlametare diten e ejnte? Edhe të ejten që vjen ka rrezik nuk do ta bëjnë pasi kanë frikë dhe mund ta shpallin brenda ditës në mënyrë të fshehtë. Flitet per te marten. Po brenda ditës do ta organizojmë protestën njësoi si të marten e shkuar ndoshta më keq. Njerëzit e kanë zhdukur frikën. Me gaz lotsjellës nuk mbahet qeveria, mbahet me kompromis me qytetarët, sa kohë do ta mbajnë pushtetin me gaz lotsjellës? Më vjen keq për ta.
2- Cili është skenari i radhës nga opozita për protestat në vijim?
Protesta e radhës është me 7 mars, po mëqënëse këta bëjnë hile i afrojnë ose i shtyjnë i vendosin seancat plenare brenda ditës, edhe neve jo me hile kur ta lejnë seancen parlamentare do të dalim në rrugë. Dhe me 16 mars është protesta e madhe, si ajo e 16 shkurtit madje dhe më e madhe. Qëllimi final është rrëzimi i kësaj qeverie, i këtij kryeministri, këtij regjimi hajdutësh, i këtij regjimi fundrrinistësh, që ka marrë tërë fundrrinizimin e këtij vendi dhe i ka dhënë pushtet. Me kriminel, me hajdutë me njerëz të papërgjegjshëm, totalisht me injorantë. Ky regjim duhet rrëzuar, ky është skenari i parë, të tjerat vijnë hap pas hapi. Ju e dini një gjë të pakten me 16 shkurt opozita dhe njerëzit e saj kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme me përmbajt njerëzit. Mendoni se me gaz lotsjellës mund të permbash qytetarët dhe pakënaqësinë e tyre. Jo gjithçka mund ta mbash nënkontroll pasi është e pamundur. Thashë dhe njëherë qytetarët kanë dalë për hallet e tyre, për vjedhjet që po iu bëhet, për buken që ju mungon. Tani kemi arritur deri atje sa ka njerëz që thonë akoma duam bukë, duam shkollë. Në vend që të shkojnë në shkollë shkojnë në miniera, madje në mënyrë të fshehtë as me rregulla, se me sigurime jo e jo. Por vetëm për të siguruar përditshëmrinë. Si mund të kontrollohen këta njerëz, prandaj dhe mund të ketë të papritura. Tani këtu topi është në derën e qeverisë. Nuk zgjidhet me veprime ushtarake, me beteja ushtarke. Zgjidhet me mirëkuptim, ta kuptosh qytetarin tënd, popullin tënd.
Largo nga ai pushtet dhe hapi rrugë kompromisit që të shkojmë drejt zgjedhejve të lira dhë të ndershme. Opozita do të vijë në pushtet me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Do të bllokohet krimi i organizuar që ka milionat e eurove që duan të blejnë zgjedhjet, siç ndodhi në 2017. Edi Rama ne samitin me diasporen beri nje ftese: “kur do flasim”. E pra pergjigja eshte kjo: “Do flasim me 16 mars, ora 11.00, tek kryeministria, me vete do marrim edhe minimum 200 mijë shqiptarë që kanë diçka për të thënë; le te dale Rama ate dite dhe te flase me ta.
3-Diten e djeshme eurodeputetët janë shprehur se djegia e mandateve pengon integrimin e vendit në BE. Cili është mendimi juaj?
Tani nuk dua ti hyjë logjikës së thjeshtë që e kupton dhe një fëmijë 12 vjeç. Në 2017 a bëmë marrëveshje me zotin Rama, u bënë edhe zgjedhjet, për momentin edhe u pranuan se thone qe e pranuat rezultatin. Atehere një pyetje: Pse nuk u çelen negociatat?? Ne e bëmë marrëveshjen me Ramën, u pranuan gjërat dhe negociata nuk u çelen. Sërish ata kërkojnë që ne të bëjmë një marrveshje, po kush na garanton se nuk ndodh e njëtja gjë si në 2017. Prandaj them se është pa sens kjo deklaratë. E pra pikërisht tani dolen nga Zëri i Amërikës vjedhjet e votave. Megjithatë në qoftë se rrëzohet ky regjim, qeveria tranzitore do te bllokojë krimin e organizuar do ti hap rrugë drejtësisë dhe do të rivendosë gjërat në vendin e duhur. Kjo sigurisht që do hapë negociatat pastaj. Se këto janë standardet që kërkon Europa. Negociat nuk i hap parlamenti europian, negociata nuk i hap Brukseli, nuk i hap Strasburgu as Luksemburgu e burgu e burgu me radhë. Negociat do ta hapen kur të bien dakord Berlini me Merkel, Parisi me Makronin. Këta janë kryesoret që vendosin. Një nga këta ndryshime në 2018 që nuk na lejojë hapjen e negociatave ishte vetë qeveria francezë sepse nuk e harronte faktin që Shqipëria furnizojë me kanabis gjithë Europen. Me lejen dhe vullnetin e kryeministri Rama. Si perfundim çfare po kerkohet? Asgje me shume se cfare kerkojne si standarte qytetaret europiane. A s`kane te drejte edhe qytetaret shqiptare te kerkojne te njejtat standarte??
-Ju thoni që djegia e mandateve nga ana e opozitës nuk e pengon integrimin e vendit në BE?
Djegia e mandateve çon në rrëzimin e regjimit krijimin e një qeveria antimafia, hapjen për rrugen e zgjegjeve të lira dhe të ndershme. Kjo hap negociatat, krijon besim e shtetëve kryesore. Por nuk është kjo, në fund të fundit delegacione shkojnë e vijnë, e rëndëshishme është të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme si në Gjermani dhe në Francë. Ne kërkojmë që të mos kushtojë 1km rrugë 20 milionë euro. Pra të bëjnë të njëjat gjëra që kërkojnë nga popujt e tyre, të njëtat duhet të kërkojnë dhe për qytetarët shqipatrë. Ky është standardi.
4-Çfarë do të ndodh në vazhdim, a mund të ketë negociata mes opozitës dhe mazhorancës?
Negociata me Kryeministrin Rama nuk ka! Marrëveshje me të nuk ka! Duhet të ikë kjo qeveri, pastaj po, mund të diskutojmë. Dhe ne qeverine tranzitore, Partia Demokratike nuk do bëje pjese sepse këtë luftë nuk po e ben sepse do pushtet, jo, duhet një qeveri që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Prandaj topi është në duart e mazhorancës. Është kollaj të tallesh në Parlament me deputetët e opozitës, mos t’u japësh as fjalën, edhe të mos çash kokën fare. Të kesh Prokurorinë në dorë dhe të mos lejosh asnjë hetim qe implikon pushtetin. Të krijosh institucione të reja të drejtësisë, të gjitha të kapura nga Edi Rama. Nuk kanë çfarë bëjnë më këtu, këta. E provuam njëherë, iu thamë edhe ndërkombëtarëve, ja ku e keni marrëveshjen, shikoni tashmë se çfarë ndodh.
5-Jemi katër muaj larg zgjedhjeve vendore dhe nuk kemi ende një reformë zgjedhore. Cili është plani i opozitës?
Reforma Zgjedhore në këtë rast është dytësore. Edhe sikur të donim një sistem të ri, e zëmë se u arrit kompromisi, e ndryshuam edhe Kushtetutën. Këtu nuk diskutohet më cilësia e zgjedhjeve, si do të votohet, ku do të votohet, çfarë do bëhet, sa e rregullt do jetë vota, etj. Këtu diskutohet tek krimi i organizuar që kanë mbledhur miliona euro në dorë, dhe është bërë gati. Nuk shkon më kush të manipuloje qendrat e votimit. Mund të blenjë komisionerë, por nuk iu hyn shumë në xhep kjo lloj blerjeje. Blihet votuesi. Ky është shndërruar në tmerr. Kjo është e keqja e zgjedhjeve tani, më e keqja në 28 vjet. Deri para se të vinin këta në pushtet, çfarë ka ndodhu në qendra votimi? Sherre, zënie, thyerje kutish, vjedhje vulash, ngjarje të tilla. Por tani këto kanë kaluar në dorë të dytë apo të tretë. Po nuk ndaluam mafjen që blejnë zgjedhjet, bëj sisteme sa të duash. Këtu ka rënë Kushtetuta, kanë rënë ligjet, ka rënë Parlamenti, ka rënë qeveria. Mbahen vetë si regjime, me forcë, me gaz lotsjellës. Në këto kushte çfarë sistemi zgjedhor mund të bëjmë, çfarë rregullash loje mund të vendosim? S’ka zgjedhje me 30 qershor. Në çfarë procedurash do të bien dakord që të shkojnë në mënyrë të ndershme në këto kushte?