Skandali i ministres së kulturës! Elva Margariti urdhëron heqjen e flamurit dhe shkatërron pllakat për bustin e Skëndërbeut

0
169

 

Skandali i Elva Margaritit

Urdhëron heqjen e flamurit dhe shkatërron pllakat për bustin e Skëndërbeut

 

Në orët e para të ditës së sotme në Lezhë, në memorialin e Besëlidhjes së famshme të Skëndërbeut ndërsa pritej të vendosej statuja monumentale e Gjergj Kastriot Skëndërbeut për t’u inaguruar nesër, më 2 mars, ka ndodhur skandali. Instituti i Monumenteve me kërkesë të ministrisë së kulturës ka hequr flamurin kombëtar dhe ka nisur shkatërrimin e shkallarëve të piedestalit ku do vendosej statuja.

Reagimi vjen nga studiuesi dhe arkeologu Paulin Z. Zefi i cili ka publikuar fotot e këtij skandali, si dhe një video të punimeve me matrapik, duke e quajtur këtë “urdhër” si anti kulturë.

Ky skandal është pasuar me këtë reagim të Zefit, përmes postimit në facebook:” IKMT me kërkesë të Ministrisë së anti-Kulturës, heq Famujtë tonë Kombëtar dhe po shkatërron shkallaret e piedestalit ku sot do të vendosnim statujën monumentale të “GJERGJ KASTRIOTIT-SKËNDERBEU” për ta inauguruar nesër me rastin e “2-Marsit” dhe “Samitit të II-të të Diasporës”. Ky vend ka marrë fund.EDI RAMA: O plehër, o jashtëqitja e këtij Kombi.”

Nuk është hera e parë që skandale të tilla shoqërohen me urdhëra nga lart, nga personalitete të dyfishta, që ulin zverkun para pushtetit politik. Ashtu si ish ministrja Kumbaro edhe Margariti ndjek të njëjtën linjë, si kukulla në krye të ministrisë nuk propozojnë stradegji kulturore, për ndërtim, por të kundërtën. Mungesa e profesionalizmit, dhe e përgjegjshmërisë për detyrën e besuar, ka prodhuar ditët më të errëta dhe shkatërruese për kulturën, siç janë rastet flagrante mbi monumentet.

 

Video

 

https://www.facebook.com/paulofishta/videos/pcb.831651467167227/831651167167257/?type=3&theater

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here