Mori leje nga burgu dhe nuk kthehet më, prangoset 35-vjeçari…

0
119

Shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr.3, kanë lokalizuar dhe më pas arrestuar një 35 vjeçar të dënuar me 9 vite burg, i cili ishte arratisur pasi kishte marrë leje nga burgu për të shkuar në shtëpi.

Ky shtetas, L. C., 35 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, vuante dënimin në IEVP Peqin, pasi ishte i dënuar me 9 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.

Në datën 09 nëntor 2018 ka marrë leje nga burgu për të shkuar në shtëpi (në Tepelenë) dhe nuk është kthyer në institucion në datën e përcaktuar.

Veprimet e mëtejshme në lidhje me këtë shtetas do kryhen nga Komisariati i Policisë Tepelenë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here