E dhuronte rrogën e deputetit, Shehaj tregon se çfarë do të ndodhë tani me 6 vajzat jetime, pas djegies të mandatit…

0
121

Ish-deputeti i Vlorës, Agron Shehaj ka komentuar vendimin e opozitës për djegien e mandateve.

Shehaj vendosi të djegë mandatin dhe u dorëhoq nga pozicioni i deputetit. Por i ftuar në News24, ai u pyet lidhur me rrogën që merrte si deputet të cilën e dhuronte për 6 motrat jetime nga Kukësi.

Ai tha se ky vendim nuk do të ndikojë tek jetesa e tyre pasi do t’i ndihmojë sërish me të njëjtën shumë, por tani e tutje nga rroga e tij.

Shehaj tha:

‘Unë nuk di që ato vajza të kenë të ardhura të tjera, për momentin varen vetëm nga rroga që i kaloj. Do vazhdoj t’i jap të njëjtën shumë që u jap jo nga të ardhurat si deputet por nga të miat. Nuk dua që ato të vuajnë vendimin që kemi marrë ne për djegien e mandateve’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here