A është arritur marrëveshje mes palëve? Delegacioni i PE-së përgjigjet

0
104

Lajmi është bërë i ditur nga vetë përfaqësuesit e PE dhe ambasadori i BE-së në Tiranë Soreca, i cili u shpreh se ditën e nesërme do të ketë një konferencë për shtyp.

Delegacioni i Parlamentit Evropian pritet që të japë konluzionet e mbledhura nga takimet me krerët e politikës shqiptare ditën e nesërme.

Gjatë takimit që u zhvillua këtë të mërkure me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, nuk pati detaje në lidhje me çfarë është diskutuar mes Ministrit dhe përfaqësuesve të PE-së.

Në përfundim të takimit Lleshaj nuk dha asnjë koment për median, pavarësisht interesit të madh të gazetarëve një ditë pas protestës së opozitës përballë parlamentit, ku elementet e dhunës nuk munguan.

Delegacioni i kryesuar nga Tunne Kelam dhe i përbërë nga Cristian Preda, Knut Fleckenstein, Juan Fernando Lopez Aguilar, Bas Belder, Ilhan Kyuchyuk dhe Tamás Meszerics, do të qëndrojë edhe për ditën e nesërme në Tiranë.

Ndërkombëtarët deri më tani janë shprehur të gatshëm për ndjërmjetësimin e krizës politike mes maxhorancës dhe opozitës, por mbetet ende e hershme të thuash nëse është arritur ndonjë pakt mes palëve apo ndonjë marrëveshje për të nisur ndërmjetësimin mes kërkesave të shtruara në tavolinë nga opozita.

Në takimin e tij me ndërkombëtarët, lideri i opozitës Lulzim Basha është shprehur se zgjidhja e vetme mbetet një qeveri tranzicioni pa Ramën. Basha theksoi po ashtu se ka patur një takim të hapur me ndërkombëtarët dhe ku gjërat janë thënë shkoqur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here