Paloka i përgjigjet thirrjes së ambasadorit të BE: Mos i kërkoni shqiptarëve asgjë që s’do i kërkonit për qytetarët tuaj

0
75

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Edi Paloka, në një deklaratë për median, i është përgjigjur thirrjeve të ambasadorit të BE-së Luigi Soreca për “protestë paqësore”.

“Ne kërkojmë që t’ju krijojmë shqiptarëve kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ky show s’ka më asnjë vlerë. Në emër të shqiptarëve ata nuk mund të marrin më asnjë vendim. Protestat janë të qytetarëve. Mos i kërkoni shqiptarëve asgjë që s’do të kërkonin për qytetarët e tyre”, u shpreh Paloka për median.

Ndërsa Luigi Soreca, në një deklaratë për median, u shpreh më parë, “Më lejoni që të theksoj dhe përsëris edhe një herë që ne presim që protestat, përfshirë protestën e sotme, të jenë të paqshme dhe pa dhunë pasi kjo nuk është gjë e mirë për Shqipërinë dhe për reputacionin e saj”.

Më tej, Paloka tha se Parlamenti ilegjitim sot do të mblidhet në ilegalitet ndaj do të zhvillohet protesta.

“Ky Parlament nuk përfaqëson ata që dikur mund ta kenë votuar PD. Pasi e rrethuan me tela me gjemba, sot kanë kaluar në ilegalitet të plotë për të shpëtuar kokën (politikisht) të Edi Ramës. Ai tjetri ikën vazhdon fushatën në Lushnje. Sot të jeni të bindur se me këtë strategji nuk do të shkojnë gjëkund”, tha Paloka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here