Opozita i përgjigjet me të njëjtën monedhë Ruçit: Sot të gjithë para parlamentit ilegjitim

0
92

Pak pasi kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi vendosi të zhvillojë sot dhe jo të enjten seancën plenare, opozita është vënë menjëherë në lëvizje.

Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe forca të tjera aleate po mobilizojnë me urgjencë strukturat për të protestuar pasditen e sotme, në orën 17:00, përpara Parlamentit në Tiranë.

Partitë opozitare kanë vendosur t’i kundërpërgjigjen këtij vendimi të kryeparlamentarit, duke njoftuar për zhvillimin e një proteste këtë pasdite.

Mësohet se shumica e protestuesve do të jenë banorë të kryeqytetit, pasi ky organizim nuk ishte planifikuar më parë, ndërsa përfaqësuesit e opozitës tashmë janë mobilizuar me thirrje për protestë pasditen e sotme edhe në rrjetet sociale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here