Urrejtja ndaj ‘Zërit të Amerikës’, si traditë komuniste

0
130

Nga Kastriot Dervishi

Më 10 shkurt 1991, ATSH-ja pyeste ministrin e Mbrojtjes Popullore, Kiço Mustaqin në lidhje me një intervistë që ishte dhënë në Radion “Zëri i Amerikës”. Ato kohë flitej se ushtria mund të organizonte një grusht shtetit, ngaqë drejtuesit e saj ishin në masë të madhe enveristë dhe as e kuptonin sistemin e ri pa idhullin e tyre të krimit.

Në përgjigje, Kiço Mustaqi, i cili ishte enveristi nr.1 i ushtrisë akuzoi “Zërin e Amerikës” se financohej nga shteti që organizonte grushte shteti në vende të Afrikës dhe Amerikës Latine. Pra, megjithëse vendi ynë kish nisur ndryshimet, ende drejtuesit e PPSH-së qanin hallin e vendeve të botës së tretë dhe regjimeve diktatoriale të rrëzuara atje.

Koha tregoi se në shkurtin e vitit 1991 Shqipëria ishte përpara rrezikut të rënies në një juntë ushtarake. Mustaqi qëndroi ministër deri në prill 1991. Qëndroi deputet i Partisë së Punës dhe pas qershorit, i Partisë Socialiste.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here