“Shqipëria në flakë”. “Çfarë po ndodh?”

0
140

‘Sipas televizionit rus akuzat me të cilat përballen autoritetet shqiptare nuk janë shaka.’

Rrjeti ndërkombëtar televiziv rus “Russia Today” i ka bërë një pasqyrë të gjerë situatës aktuale politike në Shqipëri. RT ndalet tek sulmi me bojë që deputeti i PD, Edi Paloka bëri ndaj kryeministrit Rama në Parlament. Sipas medias ruse vendi është përfshirë në protesta, të cilat çuan madje deri në njollat e bojës mbi fytyrën e kryeministrit.

Televizioni rus ka komentuar protestat e fundit në Tiranë, për të cilat spikeri tha: “Shqipëria në flakë”, ndërsa përmendi edhe djegien e mandateve të deputetëve të opozitës, duke shtruar pyetjen: çfarë po ndodh?

Gjatë ditës së protestave, gazetari i televizionit rus ka mundur të marrë edhe një intervistë të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili thotë se qeveria është e kapur nga krimi.
“Parlamenti nuk është produkt i votave të popullit, por sikurse është bërë e ditur edhe nga përgjimet e dala nga dosja e prokurorisë të publikuara nga një media ndërkombëtare krimi i organizuar bashkëpunon hapur me qeverinë aktuale.” tha Basha.

Gazetari shprehet se shumë njerëz në Shqipëri janë të sigurtë se qeveria punon krah për krah me bosat e drogës. Ai përmend faktin që disa deputetë të parlamentit shqiptar kanë përdorur influencën e bandave për të blerë vota.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here