‘Rama drejt fundit si Maduro!’ Reagim i fortë nga ish deputeti socialist: Unё do bёj çmos qё kjo gjё tё ndodhё!

0
204

Eduart Ndocaj, ose siç njihet nga publiku “kaubojsi” , ka bërë komentin e tij, duke u zotuar se ai do të bëjë çmos që të rivendoset standardi i votës së lirë dhe i vlerave të demokracisë, të cilat janë përdhosur së tepërmi nga fenomenet e shitblerjes së votës dhe të manipulimit masiv të vullnetit të zgjedhësve shqiptarë.

Pas publikimit të një artikulli të sotëm në një nga portalet gjermane, i cili nënvizonte se Rama po shkonte drejt fundit të tij politik si Maduro, ka patur reagime të shumta nga përfaqësues të politikës që kanë dhënë komentet e tyre në lidhje me këtë konstatim.

Statusi:

Unё besoj se pas gjithё kёtyre ngjarjeve/skandaleve tё muajve tё fundit, por edhe tё gjithё kёsaj periudhe tё demokracisё, kur lezhjanёt nё veçanti e shqiptarёt nё pёrgjithёsi tё shkojnё tё votojnё, do i tregojnё derёn çdokujt qё e ka sjellё vendin nё kёtё farё feje . Unё do bёj çmos qё kjo gjё tё ndodhё. Nuk mund tё lejohet qё njё vend kaq i bekuar tё shkaterrohet nga njё grup shumё i vogёl banditёsh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here