Protesta, Imami: Vullnet popullor për të mos pranuar Qeverinë më të zezë në historinë e Shqipërisë.

0
131

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Arben Imami thotë se protesta e 16 shkurtit, e organizuar nga opozita, i ka arritur të gjitha pritshmëritë. Gjatë emisionit ‘Byro Politike’, në Abc News, Imami theksoi se protesta tregoi se vullneti popullor nuk e pranon këtë Qeveri, të cilin e ai konsideroi kriminale.

“Thelbi i protestës tregoi që ka një vullnet popullor për të mos pranuar Qeverinë më të zezë në historinë e Shqipërisë. Është një qeverisje kriminale dhe në mbështetje të krimit”, tha Imami.

Imami u shpreh se: ”Problemi është si do ta përkthejmë (këtë vullnet) në një rrugë institucionale dhe sa më të përmbajtur”.

Pas protestës së organizuar në Tiranë, opozita vendosi që të djegë mandatet e deputetëve, si përgjigje ndaj Qeverisë, të cilën e akuzojnë se ka manipuluar zgjedhjet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here