Mori pjesë në protestë, reagon djali: Të kapin ata që bëjnë krime, jo babain tim!

0
100

”Agim Peposhi është babai im. Ai ka marrë pjesë në protestë me një shkak, mosprishjen e shtëpisë. Ai është arrestuar ditën e dielë në drekë.”

Djali i Agim Peposhit, një prej protestuesve i cili u la në burg ditën e sotme ka humbur ndjenjat dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Gjatë një interviste për Fax News, ditën e sotme i riu u shpreh se babai ka dalë pasi po i prishin shtëpinë dhe nuk po e dëmshpërblejnë.

”Agim Peposhi është babai im. Ai ka marrë pjesë në protestë me një shkak, mosprishjen e shtëpisë. Ai është arrestuar ditën e dielë në drekë. Ishim duke ndenjur, ndërsa policia vjen pa fletë arresti me arsye për një deklarim në komisariat, ndërkohë që e çuan në Drejtorinë e Tiranës.
Sikur shteti t’i mbajë të gjithë , brenda unë do jem aty nesër pasnesër dhe çdo ditë. Le të shkojnë të kapin ata që bëjnë krime, jo babain tim. Kemi punuar 25 vjet për atë shtëpi.
Ai vjen për të prishur shtëpinë tonë vetëm se kemi marrë pjesë në protestë. Unë marr pjesë për të drejtat e mia. Do të jem sërish në protestë’’– u shpreh ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here