Vasili: Nesër, të vendosur deri në fund për t’i dhënë drejtim jetës sonë

0
98

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, në takimin e tij me strukturat e LSI-së në Njësisë 11, u shpreh se atje ku ka diktaturë, ku ka hajdutëri, ku ka kriminelë që bëjnë ligjin, atje është e keqja. 

 

Mirëmbrëma të gjithëve. Dua ta nis fjalën time, aty ky znj. Kryemadhi e la, kur tha se edhe socialistët do të jenë nesër në protestë. Dikush që na ndjek nga media do thotë: Këta e thonë që të përçajnë krahun tjetër, këto historitë që thonë. Është shumë e thjeshtë për ta kuptuar se pse kryetarja e LSI-së tha një të vërtetë të madhe. Muaj të tërë  ne ngritëm një çështje të madhe që politika duhet të pastrohet. E keni dëgjuar që kërkuam vettingun e politikës, pastrimin e politikës. Kush e kundërshtoi? Me forcë të madhe e hodhi poshtë qeveria. Çfarë tregojnë sondazhet? 94.5 për qind e shqiptarëve janë që vettingu i politikës që duhet të bëhet. 94 për qind e shqiptarëve votojnë për opozitën? Nuk e mendon njeri që 94 për qind e shqiptarëve do votojnë për opozitën. Votojnë shumë, por jo 94 për qind. Pra, kjo do të thotë që shumë socialistë mendojnë që politika duhet të jetë e pastër. Një grusht njerëzish me këtë, ju e dini që unë e quaj ‘të marrin’ nuk do keqkuptohemi sepse i tillë është, e mbajtën në dorë e nuk e lëshojnë sepse ju e kuptoni që, që ne të presim zgjidhje të mençura, fjalë të ditura nga një njeri që gjënë më të mirë të tij që ka është që del para njerëzve siç del nga dushi, ne po të kemi në familje një njeri të tillë duhet ta lidhim atë, e jo më ta kemi në krye të shtetit. Por ky nuk është më vetëm hall i vetes, është hall i të gjithëve ne. Dhe ky është gati që për atë karrigen e tij të qelbur, është kapur pas këmbëve të karriges si puna e atyre qenve që kapen pas një kocke, na kthen ne në vitin ’91. Atëherë dëgjonim ne që gjithë populli kishte marrë vendimin, do bëjë pluralizëm Shqipëria, qindra mijëra njerëz ishin rrugëve, nëpër mitingje, greva e demonstrata, bëheshin edhe disa anti-mitingje për mos o Zot atje, qesharake e për turp. Ky del e bën anti-miting duke shkuar atje në Vlorë. Dhe çfarë ka thënë? Ka thënë që e kemi në kuadrin e atij dialogut për bashkinë që duam. Po është në Vlorë, bashkia është e Vlorës, ka qytetarët e saj. Por çfarë na del ne? Që ky lajmëron të rinjtë e Durrësit që të shkojnë të bëjnë dialogun për Bashkinë e Vlorës. Ky është një kokërr budallai, që s’ka të dytë dhe ne duhet të ndahemi prej tij, sepse është një budalla i rrezikshëm që u rrëmben pronën atyre vëllezërve tanë atje te Unaza e Re, shkojnë e i marrin miliona euro një biznesmeni kosovar ky hajduti i bashkisë, shkojnë e marrin ata hajdutët e tjerë atje te Rruga ‘Dhimitër Shuteriqi’, ca tjerë rrëmbejnë shtëpitë në Shkozë, ca të tjerëve u vënë kryqin te dera si hebrenjtë në kohën e Luftës së Dytë Botërore, që ia vinin hitlerianët që do vinin t’i merrnin e t’i digjnin të gjallë. Kjo hajdutëri që rrëmben 30-40 milion euro në 10 minuta dhe atë që është hajdut nga drejtor e vë nëndrejtor në vend që të shkojë në burg, ndërkohë që qytetarët edhe pse ka pirë dy birra rri dhe e gdhin gjithë natën në komisariat, ndërsa këta hajdutët rrinë rrugëve. Nesër është dita kur përballë është: e keqja në anën tjetër të trotuarit dhe e mira është këtej me popullin. Atje tek e mira ka vend për të tërë. E mira nuk ka kryetarë, ka vetëm qytetarë. Ku ka diktaturë, ku ka hajdutëri, ku ka kriminelë që bëjnë ligjin, atje është e keqja. Të gjithë qytetarët e tjerë janë në krahun tjetër. Më pyetën diku në një media ku më thanë se policia kishte informacione se në protestë do të kishte persona me precedentë penalë e kështu me radhë, i thashë: Rrini të qetë! Të tërë kriminelët i mblodhi qeveria dhe i ka vetë. Në popullin që është në shesh janë viktimat e këtyre kriminelëve, ata që duan të luftojnë kundër kriminelëve. Kështu që nesër jemi atje të përkushtuar, të vendosur deri në fund për t’i dhënë drejtim jetës sonë. Nuk do ikim ne, do iki ai. Dhe me këtë mendje do shkojmë në miting.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here