Deputeti i PD-së Agron Shehaj mbrojti aktin e nënkryetarit të PD-së, Edi Paloka për hedhjen e bojës në drejtim të kryeministrit Rama në Parlament.
Shehaj tha në emisionin ‘Të Paekzpozuarit’ se Rama ka provokuar vazhdimisht opozitën dhe se e mirëkupton veprimin e Palokës.
‘Unë e kuptoj Palokën dhe po të isha në vendin e tij nuk e di çdo bëja.
Kjo nuk është normale çfarë bën Rama në Parlament.
Nuk e gjen në një vend normal si Italia apo Gjermania. Rama ka provokuar vazhdimisht opozitën’, tha Shehaj.