Tension/ Rama e talli me “thhhhh”, Paloka i plas bojën e stilolapsit në fytyrë…

0
156

Seanca parlamentare e ditës së sotme ka nisur me tensione.

Ka qenë deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i cili i ka gjuajtur me bojë stilolapsi kryeministrit Edi Rama.

Rama nuk reagoi, por tundi kokën dhe pa mikrofon i tha “o plehrë”, pasi i hodhi bojën e stilolapsit.

Pas këtij momenti kryeparlamentari Gramoz Ruçi, ka kërkuar përjashtimin nga seanca të deputetit demokrat.

Boja e stilolapsit Ramën e ka kapur në ballë, ndërsa pas rezistencës së Palokës,për mos të dalë nga salla, Ruçi ka kërkuar që forcat e sigurisë të ndërhyjnë për ta nxjerrë.

E gjithë kjo skenë ka ndodhur në sy të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferri. Ky i fundit ishte i ftuar në Kuvend në një moment të konsideruar historik të votimit të protokollit për anëtarësimin në NATO të Maqedonisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here