Masakrimi i 49-vjeçares, shpallet në kërkim kunati…

0
115

Dashamir Xhepa, kunati i Lirie Xhepës, që u gjet e masakruar sot pranë liqenit të Sharrës, është shpallur në kërkim nga policia.

Ai dyshohet si autori i ekzekutimit të 49-vjeçares, e cila u gjet e pajetë mëngjesin e sotëm nga banorët e zonës.

Banorët që gjetën fillimisht trupin e pajetë të së ndjerës, nuk kishin  mundur ta identifikonin për shkak të dëmtimeve të shumta në pjesën e kokës.

Ajo dyshohet se ishte goditur me mjete të forta fillimisht në kokë, e më pas është qëlluar tre herë me armë zjarri në trup. Identifikimi i gruas është bërë vetëm përmes shenjave të gishtërinjve.

Gruaja mësohet se është banore e zonës dhe shtëpinë e kishte jo shumë larg vendit ku është gjetur. Po ashtu banorët thonë se ajo ishte e martuar.

Ekspertët po mbledhin provat materiale që mund të çojnë në gjetjen dhe identifikimin e autorit ndërsa nuk dihen ende shkaqet e vrasjes së saj.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here