Ja ku do të fshihet Rama me qeverinë më 16 Shkurt…

0
86

Vetëm pak ditë përpara protestës së madhe të 16 Shkurtit, në opinion dhe tregun mediatik janë hedhur shumë variante, për atë që pritet të ndodh gjatë dhe pas protestës së ditës shtunë. Sipas gjasave dhe nga ajo që duket qartë gjatë turit të kreut të opozitës, pjesëmarrja ka për qenë historike dhe mllefi i qytetarëve ndaj keqqeverisjes kuruptive të Rilndjes në këto 6 vite, duket se është gati të shpërthejë.

Pikërisht këtë situatë ka trajtuar në një shënim mëngjesin e sotëm, një nga mediat më të vjetra të periudhës së pluralizmit në Shqipëri, “Koha Jonë” e Nikoll Lesit. Në shkrimin me titull,  “Si do veprojë Opozita të shtunën dhe ku do strehohet qeveria në Vlorë?”, mes të tjerave zbulohet edhe vendi, ku do të fshihet Edi Rama me gjithë qeverinë dhe bashkëpunëtorët e ngushtë këtë të shtunë, e cila pritet të jetë shpërthyese. Sipas kësaj media të njohur në vend, Rama dhe ministrat e tij do të fshihen në fshatin Kuç të Vlorës, ku u është bërë gati edhe vendstrehimi.

“Kryeministri ditën e shtunë do shkojë në Vlorë, gjoja në një takim me “popullin”. Burime konfidenciale thonë se është dërguar ish-ministri Gjiknuri që të gjejë strehim për qeverinë në zonën e Kuçit, ndërkohë që Berisha bën thirrje popullit të Vlorës që “na e ktheni në Tiranë Edi Ramën se duam te kryeministria”, shkruan Koha Jonë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here